Kodra ku u xhirua ‘Teletubbies’…A është ky pellg?

Të gjithë i mbajnë mend filmat vizatimorë që tërhiqnin jo vetëm fëmijët, por edhe prindërit. Në kodrën e gjelbër në Wimpstone, Warks ishte shtëpia e Tinky Winky, Dipsy, Laa-Laa dhe Po , prej marsit të vitit 1997 deri në vitin 2001. Por tashmë shtëpia ku së pari është xhiruar seriali për fëmijë është mbushur me ujë.

Dy dekada më pas vendi i cili ka bërë për vete shumë fëmijë është një djerrinë e mbushur me ujë. Një familje e mjellmave dhe peshqve të ujërave të ëmbla kanë rrëzuar ‘Tubbytronic Superdome’ duke mos lënë asnjë shenjë të shfaqjes më të të dashur në botë, shkruan The Sun.

NOA

Arsyeja pse shtëpia e famshme është ‘’harruar’’, është për faktin se njerëzit që jetonin në ato zona nuk mund të duronin numrin e madh të turistëve që vinin për ta vizituar atë vend, i cili gjendet në një zonë të qetë rurale. Seritë e reja të Teletubbies u kthyen në mars të këtij viti, por të xhiruara në një vend tjetër. Në kulmin e saj, shfaqja popullore e BBC-së për fëmijë u transmetua në 80 vende të mëdha të botës.

pellg_teletabies.jpg