Kim Kardashian “nuk ka çfarë të vesh”

546
Dikur “theu” internetin duke treguar të pasmet në kopertinën e një reviste, por tashmë Kim Kardashian ka vendosur ta shkatërrojë fare atë me një foto ballore ku shihet krejtësisht e zhveshur. Në profilin e saj në Twitter, 35-vjeçarja shihet nudo, me pjesët intime të mbuluara nga dy strisha të zeza. Foton e ka bërë vetë ajo, përballë një pasqyre. Me flokë të verdha, gjë që tregon se fotoja është e rreth dy javëve më parë, Kimi shkroi: “Kur nuk ke asgjë për të veshur LOL”. Kimi shihet shumë në formë vetëm 13 javë pasi solli në jetë fëmijën e saj të dytë, djalin Saint.
Sigal