Kiço Londo sjell “Elektra”-n në “Aleksandër Moisiu: Tre net dinamike

44
Sigal

“ELEKTRA” , REALITET I ZYMTË I MBYTUR NË KORRUPSION E PADREJTËSI.

Në datat 2-3-4 shkurt në teatrin “Aleksander Moisiu”, “Elektra”  e Laura Nezhës, brutalisht e drejtëpërdrejtë, dinamike dhe shumë emocionale.

“Elektra” me regji nga Kiço Londo do të flasë për një realitet të zymtë, ku gjithçka është kthyer përmbys. Teatri Shëtitës “Çajupi” sjell premierën e parë teatrore këtë vit, ku në role janë një kast i zgjedhur aktorësh. “Elektra” e Teatrit Shëtitës “Çajupi” është një shfaqje sipas tekstit të Sofokliut. Ajo na tregon historinë e Elektrës, fëmijë i etur dhe paduruar, e cila kërkon hakmarrje për vrasjen e babait të saj. Përmes temave të drejtësisë, familjes dhe hakmarrjes, shfaqja eksploron pasojat e zemërimit të pakontrolluar dhe fuqinë e faljes. Shfaqja është një tërbim emocional dhe fizik. Moderniteti vjen jo nga teknologjia e lartë, por nga primitiviteti ekstrem dhe ambicioz. Shfaqja do të shënojë premierën në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës në datat 2-3-4 shkurt në orën 19:00 dhe në role janë Laura Nezha, Alert Çeloaliaj, Gladiola Harizaj, Denisa Demaj, Engjëll Hoxha, Gert Ferra, Kevin Rrapaj, Medi Gurra, Asiana Koka, Melisa Manuka, Suela Prendi, Greta Baci. Në materialin rreth veprës teatrore nën regji nga Kiço Londo thuhet se trupa e shkëlqyer e aktorëve sjellin një magji të konsiderueshme dhe elektrizuese. “Shfaqja do të lëvizë nëpër rrugën Egnatia që lidhte Romën me Lindjen. Do të fillojë me Durrësin, si porta hyrëse e rrugës Egnatia dhe do të mbarojë me Kostandinopojën. Shfaqja do të jepet edhe në qytet Selanik e Athinë. Së shpejti do të jemi për publikun e Tiranës”, thuhet nga teatri. Teksti është përkthyer në shqip me mjeshtëri nga Lorena Pleqi dhe është redaktuar nga Stavri Trako.

“Elektra” në skenë

Bota e krimit dhe korrupsionit është një vend i turbullt, i paqartë, për të cilin ne të vdekshmit kemi natyrshëm dyshime dhe frikë. Kjo paqartësi është shfrytëzuar në mënyrë të përsëritur në shfaqjen Elektra e Sofokliut, të Teatrit Shëtitës, për të paraqitur personazhe që përjetojnë një gamë të gjerë emocionesh dhe për të theksuar ironinë e situatës së tyre. “Komploti i tragjedisë kthehet në temën e zhvillimit të të vdekurve të gjallë, pasi një Orestes i supozuar i vdekur kthehet papritur i gjallë, me ndihmën e mundshme të shpirtit të babait të tij. Ky është një realitet i zymtë. Një univers i mbytur në korrupsion dhe padrejtësi. Një botë antiheroike ku gjithçka është kthyer përmbys dhe rendi i gjërave është prishur në mënyrë të rrezikshme”, thuhet rreth materialit të teatrit. Në këtë botë, Elektra zgjedh të jetë e vetmja qelizë e ndërgjegjes së gjallë që nuk do të pushojë së denoncuari imoralitetin dhe hipokrizinë në përjetësi. Zëri i saj është një akt i guximshëm dhe dinamik i rezistencës aktive, që vazhdimisht shqetëson dhe kujton pandërprerë nevojën për të korrigjuar padrejtësinë e tmerrshme. “Kjo lidhje obsesive ndaj parimeve dhe idealeve të saj padyshim që do ta rraskapitë edhe atë. Ajo shfaq dhimbjen e saj në pragun e pallatit, shndërrohet në një Erinja të gjallë për kriminelët dhe pret me padurim ardhjen e vëllait të saj shpëtimtar. Dhimbja, pikëllimi dhe etja e saj e pashuar për hakmarrje duket se krijojnë një peizazh rëre të gjallë që e gëlltit ngadalë, por ajo është e pafuqishme të bëjë ndryshe. Fundi enigmatik dhe i papritur i tragjedisë nuk parashikon asnjë fund të lumtur, as për heroinën dhe as për pasionet e shtëpisë së saj”, thuhet në material. Sofokliu nuk mban qëndrim për çështjen e matricës që preokuponte si Eskilin ashtu edhe Euripidin. Ai fokuson objektivin e tij te fytyra e Elektrës, e cila pas festimeve të egra për suksesin e planit të hakmarrjes, mbetet çuditërisht e heshtur, një maskë e zbrazët, që e ndjen se nuk do ta flasë më kurrë.