Foto është bërë më 2004, në hollin e dytë të sallës “Kadri Roshi”, të Qytezës së Teatrove dhe Institucioneve Kombëtare. Me fat që kam hyrë në shkollë me miratimin e një komisioni të kryesuar nga Profesor Sulejman Pitarka. I lumtur që kam qënë student i Profesor Kadri Roshit dhe i privilegjuar që kam shërbyer në Teatrin Kombëtar, të cilin e gatuan me shpirt, këta dy dhe plot bujarë të tjerë. Gëzuar 80 vjetorin e Teatrit Kombëtar.