Intervista/ Çenkuela Hasa: Televizioni bëhet shumë i bukur nëse ti e do atë

2517
Sigal

Zgjohemi çdo ditë me imazhin e saj pasi është pjesë e ekranit në një ndër emisionet më të ndjekuar të mëngjesit. Është e bukur e dashur trasmeton vetëm mirësi e padyshim është një ndër vajzat më të bukura të ekranit.E kam fjalën për moderatoren dhe blogeren më të dashur për publikun Çenkuela Hasa, të cilën e shikojmë çdo mëngjes në ekranin e “Vizionplus”. Në një intervistë për gazetën “Telegraf” Çenkuela na tregon se si nisi rrugëtimi i saj në botën e televizionit .Gjithashtua ajo na tregon dëshirën dhe pasionin e madh që ka për ekranin . Çenkuela është një ndër blogeret më të njohura ,e cila në këtë intervistë na tregon dietën më ideale dhe sekretin për të pasur një trup në top formë . Ajo thotë se dieta më e mirë është të hash 5 vaktet dhe të ushtrosh sport të paktën 40 miniuta në ditë .

Përshendetje Çenkuela! Së pari do doja ta nisja këtë intervistë me kuptimin e emrit tuaj kaq të veçantë, kush ta ka vendosur dhe a ka ndonjë domethënie?

Emri dhe kuptimi i tij , një pyetje që më bëhet jo pak herë.Është një kujtim shumë i bukur nga babai im ,i cili nuk jeton më . Ndoshta do jetojë gjithmonë duke pyetur veten se cili është kuptimi i emrit tim.

Prej disa muash ti moderon nje rubrik në emisionin e mëngjesit në” Vizon plus” me gatime “Pa recetë” si u gjende aty ?

“Pa recetë” është një eksperiencë e re për mua , e jashtëzakonshme duhet thënë ku ndërthuren dy pasionet e mia siç është gazetaria dhe nutricioni, jetesa e shëndetshme. Nuk është një nga ato rastet ku ti gjendesh rastësisht diku por është një besim i dhënë nga autorja e pogramit Pranvera Borakaj.

Do të doje të kishe një emision tëndin përveç gatime ‘Pa recetë’ , dhe nëse po çfarë?

Jam në një fazë të jetës ku e di cfarë dua dhe për këtë ndjehem me fat.Do vazhdoj të punoj me pasion dhe fort , nuk bëj plane dhe prandaj ja lë çdo gjë momentit. Patjetër jam e hapur ndaj çdo gjëje që mendoj se më përshtatet dhe për të cilën jam e bindur që mund të jap maksimumin.

Sa e vështirë është bota e televizionit ?

Si çdo profesion tjetër ka vërshtirësitë e veta, por edhe kënaqësitë , por televizioni bëhet shumë i bukur nëse ti e do atë.

Ndjen konkurrencë Çenkuela ?

Çdo figurë është unike në atë që përfaqëson dhe mënyrën se si shfaqet, ndonjëherë konkurrenca është një shtysë që na bën të mendojmë më shumë se si të jemi të parët .

Për të gjitha ato vajza që duan ti hyjnë televizionit cila është këshilla jote ?

Nuk e di nëse jam personi i duhur për të dhënë këshilla por orgjinaliteti është shumë i rëndësishëm. Krijoni i mazhin tuaj pa qenë kopja e askujt dhe kjo këshillë nuk vlen vetëm në rastin e televizionit por në çdo hap që merr në jetë.

Ti ke dhe nje blog ‘Healthy lifestyle’, si lindi ideja për të patur një blog te tille?

Po kam një blog .Blogu është diçka që erdhi si ide nga eksperienca personale.Pasi fillova një stil të shëndetshëm jete.Këtë eksperiencë e ndjeva në rrjetet sociale .

Si mund të kemi një stil të shëndetshëm jete?

Të investoni në shendetin tuaj është një nga gjërat më të mira që mund të bëni .Të fillosh një stil të shëndetshëm jete është një gjë që duhet ta ndiesh se je gati për ta bërë dhe se është momenti i duhur filloni nga ushqimi, bëhuni përzgjedhës dhe dyshues për produktet që konsumoni .

Çenkuela na thuaj disa sekrete si të humbasim peshë kur jemi me pushime dhe kur nuk ndjehemi rehat me veten?

Të humbasësh peshë mjafton të kujdeseni për ushqimin duke përfshirë në regjimin tuaj ushqimor çdo ditë fruta perime dhe duke rralluar konsumimin e ëmbëlsirave.Por për festat kjo bëhet një sfidë e vështirë prandaj në ditë festash duhet të tregojmë kujdes në sasi dhe të mundohemi të jemi sa me aktiv duke lëvizur me shumë ,një shëtitje do na ndihmonte të ruanim balancat të konsumojmë ujë sa më shumë .

Si mund të kemi një trup të bukur?

Një trup i bukur kërkon përkushtim një regjim të shëndetshëmushqimor, aktivitet fizik.Ky përkushtim duhet të jetë një gjë që të na shoqëroj çdo ditë. Pasi për të patur një fizik të bukur duhet kohë dhe shpesh herë njerëzit nuk kanë durim .

Mesazhi juaj për ata që akoma nuk e kanë filluar një dietë ideale?

Nuk ka një ide dietë ideale. Ka një stil të shëndetshme jete .

Sa orë aktivitet duhen në ditë për të qënë sa më mirë ?

Kjo varet nga koha që gjithsecili ka në dispozicion dhe qëllimet që gjithsecili ka. Edhe 40 minuta në ditë do mjaftonin , e rëndësishme është që ne të angazhohemi çdo ditë me sport.

Çfarë duhet të konsumojmë në një ditë për të qenë në top formë ?

Është e rëndësishme të hamë 5 vakte , 3 vakte kryesore dhe dy të vogla . Një mëngjes që nis tërshërë dhe kos, një drekë që përmban mish dhe perime dhe një darkë që mbyllet me një supë do ishte një ditë perfekte për ditët e ftohta të dimrit . 14

Na trego dietën tënde personale që përdor për të qenë kaq e bukur dhe në formë sa Çenkuela ?

E çuditshme që nuk jam ulur asnjëher të krijoj një dietë për veten( ahahah), kam gjetur balancë e shijoj ushqimin madje dhe ëmbëlsirat (qesh) . Sasia dhe aktiviteti fizik me të cilin angazhohem më japin mundësi që të ndihem mirë .

Çenkuela familja, puna aktivitet, koha e lirë dhe kujdesi për shëndetin ,si e manaxhon kohën për t’ja dalë ke të gjitha këto ?

Prej disa vitesh dita ime është e ngjeshur dhe koha e lirë që kam është e pakët gjithsesi ndihem me fat që arrijë të gjej kohë të bëj gjërat që dua dhe të kalojë kohë me njerzit e mij të dashur . Dita ime nis herët në mëngjes dhe mbyllet në orët e vona të mbrëmjes nuk është e lehtë por mendoj se gjithmonë mund të gjejmë kohë për të bërë gjërat që duam .

 Si i ke mardhëniet me parat ?

Shumë keq nuk më qëndrojnë në xhep (ahahahhhah.)

 

Intervistoi Era Cela