Këngëtarja Lili Gjidodaj në ditën e 8 Marsit bën thirrjen e fortë për të gjitha gratë

566
Sigal

Këngëtarja e njohur Lili Gjidodaj, në një status në faqen zyrtare të saj në rrjetet sociale ka bërë një thirrje të fortë për të gjitha gratë me rastin e 8 Marsit . Lili ndyshe nga të tjerët nuk preferoj as të festojë e as të urojë, por të bëjë thirrje për të gjetur solidaritet tek të gjithë gratë të cilat po humbin jetën çdo ditë e më shumë . Statusi i plotë i Lilit! Ndryshe nga çdo 8 Mars, ku unë uroj femra, nëna, gra, motra bashkëshorte të dikujt…. Sot ndryshe nga çdo herë, sdo bëj asnjë urim sepse plot gra humbën jetën nga ju që sot bëni si të dashur me foto e statuse: – nga ne që po heshtim çdo ditë për çdo dhimbje që i shtohet vendit tonë, të ardhmes, edukimit të këtij vendi! – Ti Femër, e vuajtur, e përlotur, e dhunuar s’di se çfarë dreqin duhet të kalosh për të thënë mjaft . Asnjë fëmijë nuk rritet i shëndetshëm as i përballueshëm me hallet e jetës nëse sheh në ty frikë , përbuzje , dhe aspak një ikonë, atë të nënës. Ty femer sot po të lutem duaje jetën tënde, nëse e do mirqenien dhe zhvillimin e fëmijëve tuaj . – Edukoje fëmijën tënd mashkull që nuk vritet nëna, gruaja, motra apo vajza, -Edukoje fëmijën tënd femër që nuk ndërtohet lumturia duke shkatërruar familje, duke bërë dashnoren e burrave të grave të huaja. -Po po, ti, unë, dhe të gjitha ne femrat, ndryshojmë botën për këtë duhet të reflektojmë! Zoti ju bekoftë me mirësi dhe durim në misionin tuaj.