Këto 5 ushqime na shkaktojnë lodhje

534
Këto ushqime janë arsyeja pse numuroni orët derisa të shkoni në shtrat.
Sallata “e lodhur” në punë
Nëse gjatë drekës të punës konsumoni vetëm një sallatë, dijeni se nuk jeni duke u ushqyer shëndetshëm aspak. Sallata mund të duket sikur ju jep ushqyesit e nevojshëm, por kjo zgjat vetëm pak orë dhe nuk iu furnizon me kaloritë e duhura që duhet të çlironi gjatë ditës. Herës tjetër që keni përballë brokoli, kastraveca, domate dhe rukola, zëvendësojini ato me kërpudha, quinoa, lulelakër dhe në fund vaj ulliri.
Kosi
E hidhur, por e vërtetë: produktet bulmetore ju japin lodhje! Mund ta keni pasur të lehtë t’i tretnit këto ushqime kur keni qënë të rinj, por intoleranca tek proteinat që gjenden tek bulmeti mund të zhvillohet me moshën dhe lodhja është një simptomë e saj.
Bananet dhe arrat
Për të gjithë ata që kanë mungesë magnezi dijeni se bananet dhe sidomos bajamet janë plot e përplot. Nëse nuk e keni dëgjuar ndonjëherë, bananet ndihmojnë në trajtimin e dhimbjes së kockave. Mos harroni t’i konsumoni çdo ditë.
Darka e mbrëmshme e vonshme
Ndonjëherë nga angazhimet e shumta kujtohemi të hamë darkë në mesnatë. Edhe pse disa ushqime mund t’iu ndihmojnëtë bëni një gjumë të rehatshëm, ka të tjera që do përfundoni të nesërmen të lodhur dhe pa gjumë. Ushqime të tilla si mishi i kuq, vezët, bulmeti shkaktojnë refluksin gastro-ezofageal ose siç njihet ndryshe, urthin. Nëse nuk flini dot pa ngrënë diçka, atëhere konsumoni drithëra, perime, bajame etj.
Ëmbëlsia e përditshme e orëve të vona
Është një fakt i njohur se ushqimet yndyrore dhe produktet me karamele e sheqer të kenë një ndikim mbi valët e trurit tuaj dhe mund të shkaktojnë ankthe. Nëse doni një natë të qetë dhe relaksuese, pastaj të shmangni ushqim të vështirë për t’u tretur zgjidhni për zëvendësues bollgur p.sh., i cili janë më të lehta dhe përmbajnë më pak kalori.
Sigal