Keni frikë nga kaloritë e tepërta? Këto krahasime do t’ju bëjnë t’i harroni dietat

3836
Sigal
Për të marrë formën e dëshiruar të trupit, jo vetëm që do të duhet të ushtroni sport, por gjithashtu duhet që të keni edhe një dietë me pak kalori. Çdo dietë kërkon vullnet, sepse nganjëherë ndjeni një tundim të madh për të ngrënë diçka të shijshme, të ëmbël madje edhe të dëmshme.
Për ata që janë të fiksuar për të numëruar kaloritë, ky artikull do të krahasojë produktet e kategorive të ndryshme, për të kuptuar nëse mund t’i konsumoni dhe njëkohësisht të mos shtoni në peshë.
Gjysmë pako me feta orizi të presuara përmban 132 kalori, ndërsa 3 krahë pule (krokante) kanë plot 135 kalori.
100 g brokoli përmban 34 kalori, ndërsa 1 karamele marshmalloë (haribo) ka 30 kalori.
100 g fruta të thata =359 kalori; 1 kifle=350 kalori.
1 mollë ka 52 kalori, 1 grusht haribo ka 54 kalori.
100 g muesli ka 150 kalori, ndërsa 1 pako e vogël me patatina përmban 132 kalori.
1 gotë kefir ka 50 kalori, e ndërsa një cappuccino mesatare po 50 kalori.
1 gotë me lëng frutash përmban 85 kalori, ndërsa 1 shishe e vogël Coca-Cola 82 kalori.
1 grusht arra (100 g) ka plot 637 kalori. Një dorë patate të skuqura 460 kalori.
4 vezë të ziera kanë 310 kalori. 1 cheeseburger ka 295 kalori.
3.2% kos me copëza frutash ka 58 kalori; një molto mesatare e mbushur me qershi ose çokollatë përmban 65 kalori.
100 g oriz ngjyrë kafe ka 337 kalori. 100 gr rrush i thatë ka 264 kalori.
1 gjoks pule e zier = 146 kalori. 1 pancake = 150 kalori.
Pra, a do të thoni më që ne mund të hamë çdo gjë që duam?
Ju nuk duhet të harroni gjithashtu se ka shumë elemente të tjera të rëndësishëm në ushqimin tonë përveç kalorive. Për shembull, aminoacidet, yndyrnat e shëndetshme dhe vitaminat që ndihmojnë në ndërtimin e trupit tonë.