Joseph Gordon-Levitt, mbi një litar mes kullave të Qendrës Botërore Tregtare

523
Aktori Joseph Gordon-Levitt ka marrë pjesë në premierën e filmit “The Walk” e cila u zhvillua në Nju Jork. Filmi është i bazuar në një histori të vërtetë dhe tregon për Philippe Petit, i cili ecën mbi një tel të vendosur mes kullave “World Trade Center”.
Joseph Gordon-Levitt në të vërtetë nuk kaloi telin e lartë që lidh dy kullat për filmin e ri, por mësoi se si të eci në litar nga njeriu që e bëri vërtetë këtë gjë, Philippe Petit. Levitt dhe Petit kaluan në tapetin e kuq në Nju Jork të dielën për premierën e filmit, i cili detajon historinë e Petit-së në 1974.
Gordon-Levitt tha për gazetarët: “Zëri ynë i brendshëm të thotë se nuk mund ta bësh, kjo gjë është e pamundur, hiq dorë! Por ti vendos të mos i dëgjosh ato zëra dhe të ndjekësh ëndrrën tënde, dhe në fund e sheh që mund t’ja dalësh. Unë mendoj se kjo është vërtet një histori frymëzuese.”
Kalimi i Petit-së mes kullave mbi një litar në një lartësi 1,300 m ishte i paautorizuar, por ai dhe një grup shokësh, pasi kaluan muaj duke u stërvitur për këtë gjë mundën t’ja dalin. Petit, në fund eci midis ndërtesave tetë here, për rreth 45 minuta. Ndaj tij u ngritën akuza për këtë akt të paligjshëm por më vonë ato u tërhoqën sërish.
66-vjeçari, gjatë filmit u bë mësuesi i Levitt, duke e mësuar si të veprojë.
“Ai, në fakt, këmbënguli që të më mësonte se sit ë ecja mbi tel. Jo çdokush që është një praktikues i mirë është edhe një mësues i mirë. Por në fakt, Petit ishte një mësues fantastic,” tha Levitt.
“The walk” do të shfaqet në kinematë amerikane më 30 shtator.
Sigal