Jeta pa këngë është si biseda pa zë

8
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Flet këngëtarja e mirënjohur Myfarete Laze: Pandemia na ka mekur dhe zbehur ritmin e jetës

Pandemia ju ka zbehur aktivitetin këngëtarëve. Sallat dhe sheshet në raste festash janë bosh. E kanë të wështirë të rrinë pa kënduar. Ritmi i jetës së tyre ka rënë. Por Myfaretja ka shumë kujtime. Kur ulesh me të në këto ditë ajo përcjell gjëra të mrekullueshme nga ditari i saj i jetës. Ajo thekson se ka pasur fatin të bashkëpunoj me kompozitorët dhe poetët më të mirë të vendit, si Tish Daia, Avni Mula, Agim Prodani, Kujtim Laro, Limoz Dizdari, Flamur Shehu, dhe poetët Zhuljana Jorgaxhi, Gjok Beci, Xhevahir Spahiu, Agim Doçi, etj. Në rrugëtimin e saj skenik Myfaretja ka marrë pjesë në 17 festivale ku ka fituar 13 çmime të para të dyta dhe të treta. Njëkohësisht për mëse 10 vjet ajo ka qenë pjesëtare e Koncerteve të Pranverës, në Festivalin e Interpretuesve dhe gjithmonë është vlerësuar nga juritë. Është nderuar me çmimin “Çesk Zadeja”, “Naim Frashëri”, etj.

Ja intervista e plotë për telegraf.al :

– Kohë Pandemie, si e përjeton Myfaretja kërë situatë?

– Situatë e vështirë. U ndamë nga miqtë dhe nga skena. U ndamë nga të afërmit dhe aktivitetet. Duket sikur jetojmë një kohë ndryshe. Jeta pa këngë është si bieseda pa zë me gjestikulacione. Pandemia na ka mekur zërin. Në kanë ikur në ëprjetësi shumë miq dhe të afërm kur nuk kemi patur mundësi as ti përcjellim. Me këtë arst dua të bëj dhe një homazh për agzetaren Zenepe Luka që iku kaq shpejt. Kjo është situata. E vështirë por do e pranojmë sicc është që ta sfidojmë.

– Diku kemi folur që ëndrra juaj ishte të bëheshit një këngëtare lirike të studionit për kanto, apo më mirë soprano. Pse rruga juaj mori drejtim tjetër? Pse?

– Eh, mos mi kujto ato ditë të vështira të së kaluarës. Gjyshi im ishte pushkatuar nga partia në periudhën e monizmit dhe prindërit e mi u detyruan të lëviznin nga Konispoli dhe Pandalejmoni për të ardhur në Shkodrën e bukur dhe të qytetëruar. Kur mbarova shkollën 8-vjeçare dhe konkurrova për muzikë, mua s’ma dhanë të drejtën e shkollës së muzikës për këtë arsye. Por vazhdova shkollën e mesme të muzikës pas këmbënguljes time dhe kërkesë që i bëra direkt Kryetarit të Komitetit Ekzekutiv, pasi kisha dalë shkëlqyer në shkollë. Por kurrë nuk munda ta përfundoj Akademinë e Arteve për kanto por vazhdova për gjuhë-letërsi.

“Vaçe Zela më tha ke zë të bukur, do këndojnë bashkë në Festival”

– Kush janë këngëtarët e tu që të kanë lënë mbresa në fillimet  e këngës në Shkodër?

– Të gjithë. Shkodra ka nxjerrë këngëtarë me përmasa të mëdhaja. Mund të them që Shkodra ka qenë djepi i këngës. Unë në fillimet e mia kam kënduar me Frederik Ndocin, me Tonin Tërshanën, me Bashkim Alibalin, me të gjithë ata këngëtarë që dhe sot njihen kudo ku ka shqiptarë dhe më tej. Të këndoje me ta ishte privilegj, se ishin njerëz të thjeshtë, të dashur, plot pasion, njerëz që sakrifikonin dhe e kishin të shenjtë shoqërinë. Shkodra të magjeps me këngën dhe këngëtarët e saj.

– Pjesa më delikate e jetës suaj është pjesëmarrja në Festivalin e 19-të të këngës në Radio Televizion. Madje këndove të njëjtën këngë me të madhen Vaçe Zela. Si mundët të futeshit në këtë Festival kur kishit gjyshin të pushkatuar?

– Ehhhh, çmë kujton atë kohë (loton). As vetë se besoj sot se çfarë kam bërë në atë kohë. Unë e doja këngën dhe bëja çmos që të isha pjesë e Festivaleve në RTSH kur të gjithë miqtë e mi këngëtarë më thoshin se ti e meriton. Po si të shkoja, si të futesha, me kë? S’kisha të njohur. E para që të pyesnin ishte biografia. Por ja një ditë im vëlla takon Osman Mulën. Dihet kush është fisi Mula, një fis këngëtarësh, artistësh, plot vitalitet. Ai i thotë vëllait tim pse nuk e sjell Myfareten në Festival? Po ja i thotë vëllai ju e dini se kemi problemin e biografisë. Bjere njëherë, mbase e kalojmë fazën e parë. Pastaj po kaloi në të tjerat si dihet. Vëllai im i mirë vjen e më thotë si qëndronte puna. Unë menjëherë nuk ngurova, madje i thashë nisemi sa më shpejt. Shkuam në Tiranë dhe paraqitemi aty ku bëheshin pranimet pranë Radioteelvizionit. Unë bëra kërkesën dhe kërkova audicion për zërin. Nuk shkrova fare për biografinë. Zëri im u dallua. Ishte zë rinor. Më kaluan në provat e para dhe më caktuan këngën. Do kodoja të njëjtën këngë me Vaçe Zelën “Shoqet tona ilegale”, por dhe një këngë tjetër “Kur jemi bashke te dy”, me Lindita Theodhorin.

“Shkodra ka nxjerrë këngëtarë me përmasa të mëdhaja. Mund të them që Shkodra ka qenë djepi i këngës. Unë në fillimet e mia kam kënduar me Frederik Ndocin, me Tonin Tërshanën, me Bashkim Alibalin, me të gjithë ata këngëtarë që dhe sot njihen kudo ku ka shqiptarë dhe më tej. Të këndoje me ta ishte privilegj.”

– Si u prezantove me Vaçen?

– Eh me Vaçen. Ajo ishte idhulli im. Ne filluam të bënim provat në shtëpinë e të madhit Agim Prodani. Ai kishte aty një piano dhe aty zhvillonim gjithçka. Kur shkova ditën e parë rrija e ndrojtur. Në shtëpi ishin Agimi me Zhuliana Jorganxhiun. Ata më pyetën për punë dhe filluam provat. Në fillim rrija si e hutuar. Ata flisnin për çdo gjë që teksti të përshtatej me muzikën. Ishin shumë të përkushtuar. Unë bëja me dëshirë çdo gjë që thoshin ata. Pas pak shikoj që në drejtim tonë vjen me tabaka në duar ku kishte filxhan çaji një grua e bukur elegante. Shtanga. Ishte Anita take, bashkëshortja e Agimit. Ajo ishte një tjetër befasi por dhe një tjetër kënaqësi. Isha në nj familje artistësh. Një familje gazmore, plot harmoni, plot fisnikëri. E shihja tek vinte dhe emocionohesha. E shikoja me bisht të syrit. Ajo më buzëqeshi dhe më ofroi filxhanin. U mrekullova nga ajo sjellje aristokrate.  Nën këto emocione fillova të punoj. Në bisedë e sipër Anita Take tha se do vij dhe Vaçja. Fillova të dridhesha. Emocionet ishin të forta. Ajo vjen pas pak ashtu energjike, plot vitalitet. Sa erdhi u takua me të gjithë më përqafoi dhe mua. Pasi bëri pyetjet e rastit tha, pa ta dëgjoj pak vajzën. Unë u meka. Nuk kaloja dot pështymën. U preva në fytyrë. Fillo më tha Agimi, por unë u bëra meit. Kisha shumë emocione. Zëri nuk më dilte. Agimi e kuptoi dhe i tha Vaçes dhe Anitës shkoni nga dhoma tjetër. Kur ikën ato sikur u qetësova. Fillova të këndoj. Zëri po më dilte i plotë. Këndova me shpirt. Sa mbarova Agimi me Zhulianën duartrokitën. Pa mbaruar ata duartrokitjet në dhomë futet Vaçja me Anitën. Ato të dyja më përqafuan. Të lumtë më tha Vaçja këndove shumë bukur. Nuk u besoja as syve as veshëve. Unë vija nga Shkodra pa përkrahje dhe tani yjet e muzikës shqiptare më lavdëronin. Ishin çaste të paharruara. Çaste që sa herë i kujtoj lotoj (dhe në këtë çast ajo lotoi). Po takoja ata që deri dje i shikoja si Yje të pakapshëm, të paprekshëm. Se besoja se ishin kaq të dashur, kaq të thjeshtë.

“Nuk harroj, Festivalin e 19-të kur u ngjita në skenë me Vaçen e madhe”

– Po kur dolët në sallën e Festivalit çfarë ndodhi?

– Ah, si erdhi ai moment. Deri atë kohë nuk më ishte përmendur fare puna e biografisë. Festivali zhvillohej me tre netë. Unë këndova dy netë shumë mirë. Interpretimi im u pëlqye shumë, shumë. Isha shumë e gëzuar. Në natën e tertë kishte ardhur dhe vëllai nga Shkodra për të më parë në sallë. Kisha siguruar një biletë pak si me hile. Ne futeshim në sallën e Festivalit dy orë para se bënim grimin, rregulloheshim. Kur sapo do hyja në derën e pasme të sallës roja më thotë se do kalosh tek kjo dhoma tjetër dhe do takosh Marash Hajatin, drejtorin e televizionit. Shtanga! Diçka ka ndodhur thashë me vete. Kur shkova aty Marashi një burrë fisnik dhe i pashëm pasi më përshëndet me përzemërsi më thotë se na pret Ramiz Alia në KQPPSH. Por mos u shqetëso. Ramizi më parë kishte marrë në telefon Cesk Zaden dhe e kishte pyetur se si kisha mundur të hyj në Festival. Pra problemi ishte i mprehtë. Nisemi direkt me makinën e tij për në KQ. Tek dera roja menjëherë i tha Marashit se shoku Ramiz ju pret lartë. U ngjitëm me vrap. Në fillim hyri Marashi. Ai ndenji brenda rreth 5 minuta dhe pastaj doli. Mu afrua mua dhe më tha për çdo gjë thuaj s’di gjë. U preva e tëra. Fillova të dridhesha. Se di se si u futa brenda. Isha gati të më bjerë të fikët. Sapo futem në zyrë Ramizi më afrohet dhe më përqafon. Më flet plot mirësjellje. S’u besoja syve se isha në zyrën e Ramiz Alisë. As e mendoja kurrë në jetë se do të shkelja në atë zyrë. Pasi më pyeti si i kisha nga shtëpia etj më thotë, si munde të hysh në Festival? Po ja shkova u paraqita për konkurrim kaq. Lotët më rridhnin vetiu. Mirë mos qa. Ke një zë shumë të bukur dhe ke kënduar shumë mirë. Por ja nga Konispoli dhe Saranda na kanë ardhur shumë letra për biografinë tënde, dhe më tregoi poshtë në dysheme një pirg me letra. S’dija ç’të flisja. Rrija si e hutuar.  Ai e kuptoi gjendjen time dhe ëm thotë, mirë mblidhe veten. Do shkosh të këndosh. Këndo bukur. Sa nuk fluturova nga gëzimi. Nisu shpejt më tha. Pas 20 minutash duhej të isha në skenë. Sa të shkoja sa të vishesha etj duhej kohë. Sa dola në korridor Marashi më mori për krahu dhe vrapuam si atketë. Nuk e di kur hyra në sallë si u vesha dhe çfarë vesha. Por çdo gjë u bë fluturimthi. Dikujt i mora këpucët, dikujt tjetër karficën apo ku di unë. Një minutë para se të përmendej emri im isha gati ashtu e gjysmuar. Këndova me tërë forcën e shpirtit. Kur mbarova duartrokitjet nuk kishin të mbaruar. Qava nga gëzimi. Kisha realizuar ëndrrën më të madhe te jetës.

“Në vitin 1984 Ramizi ishte sërish ai që më hapi dyert për të dalë jashtë shtetit”

– Po kur u shpallën çmimet si reagove?

– Nuk e besoj. Mora një çmim të parë dhe një të tretë. Pra të dy këngët e mia morën çmim. Por më e madhja ishte se Vaçja donte të dilte me mua në skenë. Donte të këndonte bashkë me mua, por mua nuk më lanë. Ajo dhe u nevrikos. Ishte një këngëtare e madhe, ishte një njeri me shpirt të madh. I ndritët shpirti aty ku është. Ajo më ka dhënë fuqinë më të madhe në atë skenë në momentet më të vështira të jetës. Pa ndihmën e saj ëndrra ime ende do të ishte në sirtar.

– Nuk ju afrua punë në Tiranë pas këtij suksesi?

– Po më afruan. Cesk Zadeja dhe të tjerë më ëkrkuanpër në Ansamblin e Shtetit, por babi im i mirë më thotë: vajza ime, ti e pe sa letra dërguan për një Festival e mendon se çdo bëhet po të shkosh me punë aty? U binda. Kishte të drejtë. E refuzova punën.

– Po jashtë shtetit, a ke shkuar për të kënduar në sistemin monist?

– Ja, prapë del Ramiz Alia ai njeri i urtë paqësor. Ansambli i Shkodrës do dilte jashtë . Rastësisht në Shkodër vjen Ramiz Alia dhe pyeti për përgatitjet. Pyet se kush këngëtarë do dalin jashtë. Po ajo e vogla me zë të bukur nuk do jetë në grup pyet drejtuesit? Ata ngritën supet. Merreni se ajo këndon bukur. O zot, çfarë mrekullie. Të ndritët shpirti aty ku je o njeri i mirë.

“Më kërkuan në Asamblin e Shtetit por s’më la babai, do vijnë male me letra më tha”

Festivali i 19-të i Këngës në RTSH u zhvillua në dhjetor të vitit 1980 në Tiranë.

Kënga fituese “Shoqet tona ilegale”, kënduar nga Vaçe Zela.

– “Shoqet tona ilegale”, muzika Agim Prodani, teksti Zhuliana Jorganxhi, kënduar nga Vaçe Zela dhe Mefarete Laze.

Çmimi i dytë

– “Rrjedh ne kënge e ligjërime”, muzika Fehim Ibrahimi, teksti Gjoke Beci, kënduar nga Vaçe Zela dhe Gaqo Cako.

– “Njerëzit e agimeve”, muzika Kujtim Laro, teksti Xhevahir Spahiu, kënduar nga Irma Libohova dhe Alida Hisku.

Çmimi i tretë

– “Lule molle, lule ftua”, muzika Tonin Harapi, teksti Vasil Dede, kënduar nga Fatma Zyberi dhe Zina Zdrava.

– “Nen kurorën e ullirit”, muzika Enver Shengjergji, teksti Zaho Puci, kënduar nga Lindita Theodhori dhe Mefarete Laze.

– “Kur jemi bashke te dy”, muzika Aleksander Lalo, teksti Jorgo Papingji, kënduar nga Luan Zhegu dhe Liliana Kondakçi.

Ky është festivali i fundit ku merr pjesë Vaçe Zela.