ISIS kërcënon Miss Irakun: Bashkohu me ne, ose do të rrëmbejmë

557
“Bashkohu me ne ose do të të rrëmbejmë”. Ky është kërcënimi i ISIS-it ndaj mbretëreshës së bukurisë të sapo kurorëzuar në Irak. Iraqi Shaymaa Qasim Abdelrahman from Kirkuk reacts after winning the Miss Iraq beauty contest on December 19, 2015 in the capital Baghdad. Shaymaa Qasim Abdelrahman, 20 vjeçe, ka marrë një telefonatë në të cilën grupi xhihadist e intimidonte të bashkohej me Kalifatin.
Vajza, edhe pse e frikësuar, nuk është dorëzuar: “Jam e tronditur, por vazhdoj përpara në rrugën time”. Shaymaa Qasim Abdelrahman është Miss-i i parë i zgjedhur në Irak që nga viti 1972. Ajo është me origjinë nga Kirkuku dhe për televizionin amerikan ‘Nbc’, ka deklaruar. “Duam të tregojmë që gruaja irakiane ka një rol të rëndësishëm dhe ka të njëjtat të drejta si meshkujt. Nuk kam frikë nga asgjë. Kam besim, se ajo që po bëj nuk është aspak e gabuar”.
Sigal