Gjykata Kushtetuese, Gjuriç: Marrëveshja e Brukselit të zbatohet në tërësi

445
Drejtori i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, ka reaguar pas vendimit të Kushtetueses për Asosacionin e komunave serbe. Ai tha se Beogradi pret që marrëveshja, e arritur në Bruksel më 25 gusht të vitit 2015, të zbatohet në tërësi.

Gjuriç theksoi se për Serbinë është e vlefshme vetëm marrëveshja e 25 gushtit. Gjithashtu ai i kërkoi komunitetit ndërkombëtar, që të sigurojë pa zvarritje zbatueshmërinë e kësaj marrëveshjeje. “Respektimi i marrëveshjes së Brukselit është e vetmja mënyrë për të vazhduar me normalizimin e marrëdhënieve dhe zgjidhjen e problemeve mes Prishtinës dhe Beogradit”, është shprehur Gjuriç.
Sigal