Haki Hoxha & Rajna Kovaçi: Kujtojmë 140 vjetorin e ditëlindjes dhe 65 vjetorin e ndarjes nga jeta të patriotit krutanë Jahja Kovaçi!

Haki Hoxha

Ish Drejtor i Muzeut Historik dhe Etnografik Krujë

NOA

Bashkëpunoi Rajna Ramiz Kovaçi

 

“Kujtojmë mos me harrue!”

“…Shqip jam tue studiue. Jam abonue në gazetën Lirija, të cilën e marr rregullisht dhe mund ta këndoj lirisht. Shpresoj se për pak ditë kam për të qenë i zoti edhe me shkrue.” Jahja.

  • Fragment nga letra private e z. Jahja Kovaçi dërguar z. Mustafa Krujës në Stamboll. (Marrë nga revista “Leka” vjeti XII, viti 1940, Nr. i veçantë.)

Jahja Kovaçi, kruetan i zëshëm, eurodit i shquar, rilindas me vlera!

Prolog.

Në shkrimin tim të datës 24.03.2023, “Me kruetanin e hershëm Jahja Kovaçi” përmenda vetëm një pjesë të aktivitetit të tij, duke e lënë të hapur plotësimin e portretit të tij! Po ju kujtoj se shkrimin e kam mbyllur me frazën “…Të dashur miq me këtë kronikë që ju prezantova u mundova të hedh dritë mbi figurën e Jahja Kovaçit, nuk mund të pretendoj se përmenda gjithçka, pasi të flasësh, të shkruash për z. Jahjan, duhet të ç’fletosh mjaft dokumente, të vjelësh dëshmi etj…!”

Kështu pra e pashë me vend që t’i rikthehem këtij krutani të zëshëm, eurodit të shquar, rilindas me vlera. Krutani i thjeshtë J. Kovaçi e skaliti më së miri emrin e tij për t’u mos u harruar në analet e historisë krutane pasi në Krujë, Durrës, Shkodër, Elbasan, Kukës etj, në jetë, në mes miqsh, në dokumente, në kujtime të familjarëve, të shokëve, me veprimtarinë e tij ka lënë gjurmë që do të përmenden në breza. Ka mjaft dokumente e kujtime për këtë burrë të motshëm krutanë. Kjo më bëri që të ndalem për ta kujtuar mos me e harru veprimtarinë e këtij patrioti të zëshëm.

Jahja Kovaçi një burrë me zë, kruetanë autokton, që i donte dhe e donin krutanët, ishte i mençur, i shkolluar, familjar për t’u marrë në konsideratë, financier me laps të mprehur, filloi punën që kur mosha e tij lexonte 13 vjeç, duke e mbyllur me nder e përkushtim karjerën e tij. Mirënjohje!

Personalitet për tu përmendur!

JAHJA lindi në qytetin e Krujës më 10.04.1885, ndahet nga jeta në moshën 75 vjeçare, varroset në Krujë. Me respekt e mirënjohje kujtojmë

140 vjetorin e vitit të lindjes dhe 65 vjetorin e ndarjes nga jeta. I pa harruar kujtimi i tij! Në këtë segment kohor për z. Jahja mund të flasësh, të kujtosh, të shkruash mjaft, sigurisht mbështetur në dokumente e dëshmi. Jahja në historinë e qytetit të Krujës ka një vend specifik që duhet kujtuar për t’u mos u harrue në jetë të jetëve.

JAHJA ishte bir i Hasanit dhe i Fatimes. Ka pas dy vëllezër Hysenin dhe Kamberin të cilët vdiqën në moshë të re dhe dy motra Hajrien dhe Hatixhen.

Martohet në vitin 1907, me Hamiden të bijën e Vesel dhe Zoje Dollakut nga Kruja. Çifti bashkëshortor solli në jetë pesë djem e një vajzë. Hyseni kryellogaritar në spitalin e Durrësit, Kamberi nëpunës në Q.S.E. Krujë, Hasani kryetar i degës së financës import-eksport Tiranë, Aliu mësues në shkollën “P. N. Luarasi” Tiranë, Ramizi artist (baritor) në Teatrin e Operes e Baletit- Tiranë dhe Fatimja martuar me Besim Subashin nga Kruja.

Fëmijët e Jahjas dhe Hamides u shkolluan, krijuan familjet e tyre duke sjellë në jetë mjaft nipër e mbesa, të cilët kanë familjet e tyre, kanë mjaft stërnipër e stërmbesa. Fisin Kovaçi e takojmë në Krujë, në Durrës, Tiranë dhe jashtë kufijve. Mirësi të kenë! Në vitn 1937 gruaja e Jahjas ndërroi jetë. Ai u martua përsëri, por nuk gjeti më Hamiden, gruan e lumtur. Aktiviteti jetësor i Jahjes është i larmishëm, krutane i devotshëm, studiues, pasionant, ekonomist i zoti, pjestarë aktiv i ideve të rilindasve krutanë e shqiptarë, i dëgjohej zëri në kuvende, kishte lidhje me parinë e qytetit e të katundarisë, kudo ku punoj la gjurmë për mos me u harrue si në Krujë, Durrës, Shkodër, Kukës, Elbasan etj.

Jahja Kovaçi ishte një njeri human që dijti ta ndërtojë personalitetin e tij me mendje të hollë, me intelekt të lindur e të krijuar, me thjeshtësinë e një qytetari të kulturuar etj!

KRUTANËT NË HISTOROGRAFINË SHQIPTARE…!

Nuk po dua të ndalem në bëmat e krutanëve në historiografinë mbarë shqiptare, pasi kjo është një temë e gjerë, kërkon studime të mirëfillta. Në këtë shkrim po përmend disa momente të qenësishme ku personaliteti i Jahja Kovaçit plotësohet me dokumente origjinale, që deri më sot nuk janë njohur! Dokumenti që po prezantoj ka mbi 106 vite që “flenë”, është i panjohur, mban datën 23.Xll.1919, i drejtohet z.Osman Kupit në Krujë.

“Si shok e vëlla i yni e dimë se as me të keqit prej popullit të Krujës nuk dëshirojmë që t’ i heci gjak hundësh. Mjerisht mbas gjasës që po shohim të mbledhunit e njerëzve të armatosun pranë teje e shëtitjen e tyre për qytet ashtë tue shkaktue një bolbe të madhe vendit tonë. Prandaj mbasi njerëzia e qytetit janë vëllaznit, motrat e fëmijët tuej të lutem që një orë e më parë t i shpërndani ata njerëz që keni mbledhun secilin në punën e vet.”

Dokumenti firmoset e vuloset nga 23 krutanë të dëgjuar nga paria e qytetit, imami i xhamisë, paria e katundarisë etj, ku lexohet edhe emri i Jahjas.

Ky dokumet e mjaft dëshmi të tjera tregojnë se vazhdimisht krutanët për probleme të mprehta që cënonin nderin dhe autoritetin e qytetit mblidheshin së bashku dhe kundërshtonin me forcën e arsyes e të armëve çdo vendim dashakeqës të marra nga qeveritarët, apo individët. Këtu bëhej fjalë se si Esat P Toptani urdhëroi të mblidhen rreth 1500 mercenarë nga veriu për të kundërshtuar vendimet e qeverisë së Durrësit. Kjo gjë nuk ndodhi pasi u dëgjua zëri i parisë krutane ku forcat e mbledhura u shpërndanë. Nuk ishte rasti i parë ku E. Toptani të kundërshtohej nga paria krutane për vendimet e nxituara të tij!?

Krutanët kundërshtarë të H. Qamilit e synimeve të E.P. Toptanit.

Viti 1914 njihet në historiografinë shqiptare për kryengritjen fshatare të Shqipërisë së Mesme e udhëhequr nga Haxhi Qamili, krutanët udhëhequr nga rilindasit ku bënte pjesë edhe Jahja e kundërshtuan këtë rebelim. Në këtë kohë arrestohen mbi 50 krutanë, kundërshtarë të rebelimit e synimeve të pashë Toptanit, i arrestuan, fillimisht i dërguan në burgun e Tiranës, më pas në Durrës, ku qëndruan mbi një vit të burgosur. Esati pasi shtypi kryengritjen, për çdo gjë fajsoi Haxhi Qamilin, liroi nga burgu krutanët me pretendimin për ta përkrahur për t’u bërë mbret i Shqipërisë! Mendoj se duhet të kenë qenë më shumë krutanë, po dokumenti përmend vetëm 49 emra, (mund të lexoni në fund të shkrimit).

Të gjithë të burgosurit u liruan. Jahja u thirrë nga organet kompetente duke e detyruar të punonte në drejtimin e financës së Krujës. Në këtë kohë ai kishte tre fëmijë, kështu që e pranoi detyrën. Jahja ishte ndër financierët më të dëgjuar të kohës. Për këtë po ju prezantoj dokumentin e datës 09.XII.1936,(89vjeçare),

prezantohet për herë të parë Mbretënia Shqiptare. Drejtoria e Postë Telegrafëvet Shkodër. Deklaratë…” Me anë të zyrës postëtelegrafike të këtij qarku shofim si detyrë të deklarojme se me ardhjen e z. Jahja Kovaçi si Drejtor i financave të këtushme, kemi pas rregullimin ma të mirë si ndër pagesave, të rrogëve dhe veprimtarive të tjera, për ç’ka asht kenë e mundun dhe i përmetojshin ligjit dhe urdhnat në fuqi. Prandaj në shenjë mirë njohtje ndaj këtyne lehtësinave prej z. Kovaçi lëshohet kjo deklaratë.

Drejtori i postëtelegrafeve. Vërtetohet njësia me origjinalin. Sekretari i Tatimit. Firma origjinale Sula.

(Dokumenti nuk është korektuar, sipas origjinalit.)

Ka mjaft dokumente të tjera të nënshkruara nga Ministria e Ekonomisë Kombëtare, nga zyrat e drejtorive të instuticioneve të ndryshme, deklerata individuale dhe kolektive, dëshmi nga qytetarët, të cilët komentojnë me fakte cilësitë e Jahjes si ndershmërinë, thjeshtësinë, korektësinë, aftësinë në zotërimin e profesionit, si familjar të rregullt, qytetarë për t’u admiruar etj, i cili kudo që punoi e jetojë e gdhendi emrin e tij me shkronja të arta për të mos u harruar në jetë të jetëve.

Po ju njoh edhe me një deklaratë tjetër.  Shkodër me 03.06.1937 “Në nënshkrimin, nënpunësia të Ministrisë së Ekonomisë Kombëtare deklarojmë që gjatë kohës që z. Jahja Kovaçi ndodhet si drejtor i Financës këtushme. Të gjitha pagesat na janë ba në rregull dhe pa asnjë anësi, kështu që kundrejt

zotnisë së Tij nuk kemi as më të voglin ankesë dhe jemi mirënjohës!

Nëpunësi i pyjeve Zef Shahini dv, veterinari i qarkut Dr. Anton Kici dv.Agronom i qarkut. Qamil Arianiti dv. (Dokument 88 vjeçar.)

Jahja Kovaçi ishte patriot i lindur.

Në Nëntor 1912, kur u ngrit flamuri i pavarësisë në Vlorë, me këtë rast Abdi bej Toptani i dërgon një letër rilindasve krutanë…Muharrem Pengili, Zenel Meca, Zenel Kaloshi, Jahja Kovaçi etj, të cilët janë mbledhur dhe kanë vendos të ngrenë flamurin kombëtar në Kalanë e Krujës. Me këtë rast komisioni caktoi M. Pengilin dhe J. Kovaçin të takonin komandantin serb, pasi Kruja ishte pushtuar nga serbët, për të njohur vendimin e krutanëve. Ai nuk e pranoi pasi kërkonte leje nga komanda e përgjithshme. Kështu që qyteti i Krujës mbeti i izoluar. Serbët qëndruan në Krujë deri në Prill 1913. Ditën që u larguan serbët patriotet krutanë ngritën flamurin e pavarësisë si dhe formuan një administratë provizore, në mënyrë që të mos kishte amulli. Pas disa ditësh duke u lidhur me Prefekturën e Durrësit u realizua organizimi i zyrave të N/Prefekturës, për t’u përmendur përsëri Jahja mbulonte detyrën e Drejtorit të Financës.

Jahja dha kontribut të çmuar edhe në mësimin e gjuhës shqipe të mjaft

krutanëve, ishte zëdhënësi kryesor në paisjen me abetare të qytetarëve etj.

Lidhjet që kishte me z. Mustafa Kruja (Merlika), korespondencat korekte me të, të cilat janë të dokumentuara në shtypn e kohës, besimi i ndërsjelltë që kishin të dy rilindasit bëjnë që figura dhe personaliteti i rilindasit kruetanë Jahja Kovaçit të rritet vazhdimisht.

 EPILOG

Me mirënjohje dhe respekt të veçantë në shkrimet e mia do t’i përmend patriotët krutanë të rilindjes pasi me bëmat e tyre kanë shkruar faqe të ndritura të historisë së qytetit e më gjerë. Sigurisht nuk është kërkim i lehtë pasi kërkon kohë, aftësi dhe përkushtim për këtë epokë tepër të rëndësishme të historisë të, parëve tanë, të pashkelur e të pashkruar, në mënyrë që brezat të ndalen dhe të mësojnë nga bëmat e rilindasve kruetanë. Me këtë shkrimi të thjeshtë, të lexushëm, e korekt munda të “zgjoj” dhe të plotësoj deri në një farë mase portretin e

  1. JAHJA KOVAÇI.
  2. z. Jahja si kruetanë i zëshëm, eurodit i shquar, rilindas me vlera, zë një vend të merituar në historiografinë krutane e atë shqiptare. Mund të permend me bindje të plotë se për rilindasit krutanë, për J. Kovaçin patjetër që ka mjaft dokumente, dëshmi që hedhin dritë mbi bëmat e tyre e në rastin konkret për
  3. Jahja Kovaçi. Po e mbyll këtë kujtesë me një dëshmi të tij shkruar me laps kopjativ që shënon Shkodër me 15.Xl.1944 i drejtohet Komandës së

Përgjithshme të Forcave të Armatosura Kombëtare Shkodër.

Zotnisë së tij Gjon Marka Gjonit.

Meqënëse kryerja e veprimeve financiare dhe pagesat nuk mund të bëhen me copa posullesh, që dërgohen nga ju dhe oficerëve të tjerë, sikundër ju njoftova dhe verbalisht, mbasi deri më sot mbas kaq vjet shërbimi nuk jam turpurue ndonjëherë.

Ju lutem pranoni dorëheqjen time dhe caktoni një drejtor tjetër të cilit jam gati me i ba dorëzimin. Qysh sot largohem nga puna .

Jahja Kovaçi.

Për ty JAHJA që kanë kaluar 140 vite nga dita kur linde dhe 65 vjet nga dita kur u ndave nga jeta, do të kalojnë edhe mjaft vite, dekada e shekuj të tjera, po TI nuk do të harrohesh në jetë të jetëve.

Familja e brezat do të kujtojnë në përjetësi.

Të qoftë i lehtë dheu o kruetanë i nderuar!