Grupit të Punës së Shoqatës A.K. Tomorri: Subjekte te paautorizuara , dhe të dënuar me burg për vjedhje nuk përfaqsojnë asnji nga organet drejtuese të saj

14
Sigal

Grupi i Punës për Riorganizimin e Procesit Zgjedhor të shoqatës A.K “Tomorri”

Tiranë më 14 prill 2024  

Subjekte te paautorizuara , dhe të dënuar me 2 vite burg për përvetsimin e 68 milion lekë, në kundërshtim me STATUTI-n dhe të pezulluar nga ushtrimi i çdo funksioni që ka të bëjë me çdo degë antarësie të shoqatës, nuk përfaqsojnë organet drejtuese dhe as persona të mandatuar nga Grupi i Punës për Riorganizimin e Proçesit Zgjedhor.

Në zbatim të statutit të SHAK “Tomorri” të miratuar me vendimin 3693/ 2 date 25.07.2018 dhe me Nr. Akti 566 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë si dhe të urdhërit të kryetarit SHAK “Tomorri” Nr. 2 protokolluar datë 12.02.2024, Grupi i Punës për Riorganizimin e Procesit Zgjedhor  ka konstatuar se subjekte të paautorizuara, të cilët janë pezulluar nga ushtrimi i çdo funksioni që ka të bëjë me çdo degë anëtarësie të shoqatës, nuk përfaqësojnë organet drejtuese, dhe as persona të zgjedhur apo mandatuar nga Grupi i Punës për Riorganizimin e Procesit Zgjedhor, po përpiqen të krijojnë tymnaja, të manipulojnë këtë proces, duke ndërmarrë nisma në kundërshtim me STATUTI-n e shoqatës në mënyrë të paautorizuar, duke u përpjekur që për interesa vetjake, të deformojnë vullnetin e organeve të mandatuara, për të zhvilluar një proces zgjedhor të rregullt dhe në përputhje me të gjithë legjislacionin dhe rregulloren në fuqi.

Organet drejtuese të shoqatës dhe grupi i punës i mandatuar për zhvillimin e këtyre zgjedhjeve i bëjnë thirrje anëtarësisë që të mos përfshihen në këto veprime të kundraligjshme të disa individëve, duke deklaruar edhe njëherë,vullnetin e plotë për zhvillimin e zgjedhjeve në përputhje me të gjitha praktikat e mira që Shoqata A.K.”Tomorri” ka zhvilluar ndër vite.

Duam të ri-informojmë të gjithë anëtarët e shoqatës, se Grupi i Punës i mandatuar nga SH.A.K. “Tomorri” përbëhet nga:

 

Ilmi Qazimi

Nuri Çuni

Rustem Zyko

Spartak Braho

Fatjon Kaloçi

Gani Bendo

Hysen Caka

Benard Flamuri

Estref Cullhai

Ilir Hoxha

Shaban Lajdhia

Saimir Hoxha

Ilir Hysi

Spartak Melcka Nano

Sazan Guri

Fatos Cerenishti

Dule Malindi

Viktor Bakillari

Albert Spahiu

Sandër Basha

Lindita Kondi

Petrit Dervishi

Demir Allajbeu

Nazmi Çela

Ylli Shahu

Janë vetëm këta, persona të cilët përfaqësojnë vullnetin e vërtetë të Shoqatës A.K.Tomorri, që janë të autorizuar të zhvillojnë të gjithë procesin zgjedhor, deri në konstituimin e organeve të reja.

Ju faleminderit

Grupit të Punës për Riorganizimin e Proçesit Zgjedhor

  • Zoti Ilmi Qazimi: Kryetar
  • Zoti Sajmir Hoxha: Zëvëndës kryetar
  • Zoti: Ilir Hoxha Zëvëndës kryetar
  • Zoti Rustem Zyko: Sekretar
  • Zoti Faton Kaloçi: Koordinator Kombëtar midis Degëve dhe GP për Riorganizimin