Gazeta Telegraf/ Koncerti i Albano Carrisi-t

582
Sigal


Të nderuar përfaqësues
të medias jeni të ftuar të na nderoni me
pjesëmarrjen tuaj në koncertin e artistit italian,
ditën e shtunë datë 17 shtator 2016, ora 18:30 në Pallatin e Kongreseve. (Ky
njoftim vjen pasi më herët koncerti ishte lajmëruar për në sheshin: ’Nënë
Tereza’, por për shkak të paqëndrueshmërisë së motit do të zhvillohet brenda,
në Pallatin e Kongreseve). Hyrja është e lirë për të gjithë! Koncerti jepet për
nder të Shenjtërimit të Nënë Terezës, krenarisë sonë kombëtare. Artisti mbërrin në Tiranë
mëngjesin e kësaj të premteje (16 shtator), në Rinas në orën 9:00. Ndërsa në
orën 12:00 ai do të pritet nga kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj.

Ju lutemi ta jepni këtë informacion edhe për
kolegët e tjerë, admiruesit e këngëtarit dhe te gjithë qytetarët; pasi mbi të
gjitha ky koncert bëhet për të nderuar NENEN e madhe që na përfaqësoi me
dinjitet dhe urtësi në të gjithë botën.


Me respekt organizatorët e eventit,
Shoqata ‘Albano Carrisi’