Fatmir Minguli: Përkthimi psikologjik i magjisë së eventit Miss&Mister Durrësi 2024

13
Sigal

Të shkruash për ngjarjen e natës së 5 prillit 2024 që u zhvillua në Pallatin e sportit ‘Ramazan Njala” në Durrës  nuk është e kollajt sepse nuk ishte thjeshtë event mes eventesh durrsake dhe  ku të do mjaftonte  lajmi në portale të ndryshme.

Kjo ngjarje ishte përtej eventeve reale e që ta kuptosh atë mbrëmje tre orëshe duhet të hysh në botën e përgatitjeve, në botën psikologjike jo vetëm të producentes Myzejen Konduri por dhe në botën shpirtërore të atyre vajzave dhe djemve që konkuruan. Mbas tyre vijnë bota e koreografëve, stilistëve, kompozitiorëve, menazherëve të skenës e kështu me radhë,  emrat e të cilëve janë tamam si në titrat fundorë të filmave amerikanë me persona pa fund. Por këtu duhet përmendur dhe një hallkë që shpesh trajtohet nga shtypi si një element fundor, momental, juria. Është pikërisht kjo juri që për ditë me radhë merrte pjesë në provat e vajzave dhe djemve konkurues duke hyrë thellë në botën e tyre e duke u bërë pjesë e magjisë që shoqëronte mundimin e tyre, durimin e tyre deri në guximin e çuditshëm. Thyhet kështu ideja se juritë janë thjeshtë persona që ulen natën e spetaklit para konkurentëve dhe japin mendimin. Jo! Kjo juri e përbërë nga Gentian Kallmi, kryetar jurisë, n/kryetar i bashkisë, Myzejen Konduri, producente, Dr. Gjergj Qerimi, drejtor Urgjencës, Fatmir Minguli kritik arti, Zabri Elezi biznesmen, Klodiana Haxhiaj, gazetare, Tea Jahja Miss Durrësi 2023, Kleo Kulja, mister Durrësi 2023, Kreshnik Leka drejtor i Klubit shumë sportesh “Teuta”, Arben Kristiani piktor, Dashamir Mehemti muzikant, Pol Milo shkrimtar, ishte në koordinim përcjellës në mendimet e tyre edhe kur ato nuk konvergonin. Por në psikologjinë e magjisë hyn pa tjetër emri i Arjan Plakut, këtij durrsaku që nuk i mbahet mend koha kur e ka filluar mjeshtrinë e koreografit dhe që organizoi me vajza e djem diletantë kërcime, akte teatrore, koreografi e performanca të mrekullueshme. Nuk mund të hapet diskutimi për ata që realizuan veshjet e panumurta në pesë sfilata për dyzet djem e vajza. E magjia shkon më tej kur mëson se mosha mesatare e konkurentëve ishte 17 vjeç.

 Ja një pasazh postuar në Facebook nga shkrimtari Pol Milo:

“Zhvillohet në Durrës evenimenti artistik Miss&Mister Durrësi 2024. Në drejtimin e producentes së mirënjohur Myzejen Konduri, eventi artistik dhuroi shumë emocione përmes konkurrencës së bukurisë së artit me pjesëmarrjen e mjaft artistëve, këngëtarëve dhe valltarëve, që krijuan një përsosmëri artistike. Nga juria u shpërndanë mesazhe edhe mjaft çmime të ndryshme për djemtë dhe vajzat të cilat me guximin e tyre sfiluan në një ambient të ngrohtë plot me familjarë, shoqe dhe miq të cilët krijuan një atmosferë mjaft të nxehtë.Disa nga mesazhet kryesore ishin që: – bukuria e cila ka qenë traditë që nga Dyrrahu i lashtë përgjatë brigjeve të Adriatikut – tha prof. Fatmir Minguli, – ka qenë vazhdimisht frymëzim artistik – tha artisti dhe piktori i mirënjohur  Arben Kristani dhe – që askush mos të guxojë t’ja ndërpresë këtë ëndërr kaq të bukur këtyre të rinjve – tha në mbyllje drejtuesja Myzejen Konduri, e cila prej mëse 22 vitesh organizon këtë eveniment kaq të rëndësishëm për qytetin!”

Por ky postim është një pjesë e përshkrimit të magjisë që u zhvillua atë natë ku pallati i sportit “Ramazan Njala” ishte mbushur plot e përplot edhe pse ishte nata e bukur e Kadrit, që qe dhe një ogur i mbarë.

Një pjesë e suksesit ishte  dhe përzgjedhja e jurisë e cila me diversitetin e profesioneve krijoi një atmosferë serioziteti mes atij entuzismi masiv. Kjo shikohej edhe në fytyrat e kokurentëve vajza e djem të cilët kishin tendosur gjithçka në mendje e në shpirt për të dalë sa më mirë e jo veëtm fitues të një gare komplekse. Kjo reflektoi dhe në dhënien e çmimeve të ndryshme para se të bëhej kurorzimi i vajzës dhe djalit si të parët e kësaj gare të vështirë,

Se ç’ndodh para se ky event të realizohet ashtu siç u realizua për mrekulli atë natë të bekuar të 5 prillit shumë pak vetë e dinë. Vetë producentja Myzejen Konduri ka dy muaj që rropatet që nga paraqitja e projektit por është bashkia e Durrësit dhe ata sponsor që u përkujdesën  gjatë gjithë kohës në të gjitha etapat përgatitore të këtij eventi.

Mis&Mister Durrësi 2024 reflektoi jo vetem bukurinë durrsake, një bukuri që i shkon “Ballkonit të Adriatikut” siç është quajtur që në lashtësi   dhe si reflektim virtual i mozaikut “Bukuroshja e Durrësit”. Këta djem e vajza nuk sollën vetëm bukurinë e fytyrës së tyrë por dhe të trupit dhe të mendimit dhe pse jo edhe të shpirtit të tyre të ri. Dhe imagjinoni kur mediat flasin  për emigrimin e të rinjve, ky event tregon për një të kundërt psikologjike.

“Përse merr pjesë në këtë konkurim? “ ishte pyetja që iu drejtua gjatë provave një të riu.

“Dua të jem ai që jam, të jem i pari!” qe përgjigja tejet e sinqertë e tij. Kishte shumë të drejtë me këtë përgjigje shteruese.

Fituesve  të kësaj gare bukurie dhe mençurie iu akorduan bursa studimi nga Universiteti Europian i Tiranës, shenjë e intelktualitetit sponsor& event.

Emrat e dy mbajtësve të kurorës janë Xhulia Koçi si Miss Durrësi dhe Fernando Liçaj si mister Durrësi.