Sigal

Vërejtja e turistit nga Berati i Francës

Kohë më parë , qyteti 2400-vjeçar të Beratit i gjendet “një vëlla i vogël” me të njëjtin emër në Francë! Berati i Francës është zbuluar nga biznesmeni i njohur beratas G. Toska me banim në Francë. Me interesimin e tij u bë e mundur binjakëzimi i qytetit të Beratit me komunën Berat në Francë. Binjakëzimi hap dhe mundësinë e studimit të origjinës së përbashkët të dy qyteteve me të njëjtin emër. Berati i Francës ndodhet në rajonin e Tuluzës. Ajo shtrihet në zonën e Pirenejve Qendrore. Arsyeja të thotë se, ai mund të jetë themeluar nga beratasit e larguar pas vdekjes së Skënderbeut në vitin 1468. Ata janë vendosur fillimisht në rajonet arbëreshe të Italisë e më pas në Francë. Shumë mirë që u zbulua emri dhe u bë binjakëzimi, por ç’u bë më tej? Është detyra e personave që merren e paguhen për këtë punë që të studiojnë hulumtojnë për mbiemra, zakone, rite të ndryshme për të zbuluar lidhjet midis tyre. A do të kishte kënaqësi më të madhe për beratasit që në kuadrin e 550-vjetorit të vdekjes të Heroit tonë Kombëtarë të zbulonin një “vëlla i vogël” në Francë! Gjatë vizitës në qytetin e bukur të Beratit një nga turistët na befasoi kur tha: “Unë kam vizituar Beratin para disa vjetëve. Të njëjta gjëra kam dëgjuar, jo vetëm për Beratin, por dhe qytete të tjera. A s’kanë histori të tjera këto qytete?” Mendoj se ai kishte të drejtë. Këtë vit Beratin e kanë vizituar mbi 60.000 vizitorë vendas dhe të huaj. Unë flas për Beratin, por të njëjtin problem kanë dhe Gjirokastra, Apolonia, Butrinti , e qindra pika historike në Shqipëri. Me mijëra turistë e kanë vizituar vendin tonë disa herë. Punonjësit që merren me këtë punë, kanë mësuar përmendësh dhjetëra fjali e këto i thonë, sot e mot. Në mbështetje të turistit francez, studiuesi H. Kota thekson: Ç’mund të thuhet më tepër për Beratin?

2- Historia e Beratit është historia e mitologjisë pellazgo-ilire

Berati është qytet mitologjik i përmendur nga Homeri në trajtën Partha, në gjuhën popullore Bardha (qytet i bardhë) apo Parthania që më pas u zëvendësua nga latinët me kalkun Albania (Albëria = Arbëria). Ka shumë për të thënë e sjell në vëmendje. Kalaja është reale dhe nuk mund të mohet vjetërsia e saj mitologjike, që i jep krenari jo vetëm banorëve të saj por të gjthë shqiptarëve. Edhe mali i Tomorit është përmendet nga historianët e para Krishtit si vendstrehim i Zeusit. Ai është “Baba Tomori” i shqiptarëve. Ne duhet të kujdesemi dhe t’i shpalosim vlerat kulturore që përmbajnë kultet tona pellazgo-iliro-arbërore e të mburremi me to. Berati –kryeqendra e e Arbërisë Bizantine. Berati –kryeqendra e Principatës së Muzakajve, po edhe t’i ruajmë e t’i demonstrojmë ato. Gjatë kësaj periudhe është arritur kontrolli dhe janë vënë në punë kamerat dhe sensorët e sinjalizimit në Muzeun Ikonografik “Onufri”, duke siguruar vetëm vëzhgimin e përhershëm të ambienteve të brendshme dhe të pjesës së jashtme të anës veriore. Ka shumë për të thënë e sjellë në vëmendjen e turistëve të huaj që vizitojnë Shqipërinë e veçanti Beratin. Në një bisedë më një pedagog të Inxhinierisë së ndërtimit më tregoi këtë rast interesant: “Ura e Frëngut ose Ura e Kaurit ndodhet në fshatin Poshnjë, 500 m nga rruga automobilistike: Urë Vajgurore-Berat. Gjurmët më të hershme të ndërtimit të urës i përkasin periudhës Romake të vonë. Funksioni i saj kryesor ka qenë lidhja e bregdetit me pjesën e brendshme të Shqipërisë. Ura ka shërbyer për kalimin e karvanëve dhe qerreve që vinin nga Apolonia dhe Vlora në drejtim të Beratit. Kjo është ura e parë e ndërtuar në luginën e Osumit. Ura e Kaurit ose Ura e Frëngut. Gjatë ekspeditës përnjohëse të projektit FoAP, u vu re se Ura, e ashtuquajtur “Ura e Frëngut” ose “Ura e Kaurit” ruhet në gjendje mesatare. Për shkak të ndryshimit të shtratit të lumit dhe kushteve të reja të jetesës, kjo urë e ka humbur funksionin e saj të dikurshëm. Sot kjo urë ndodhet në oborrin e një shtëpie private dhe është e rrethuar me gardh telash, duke penguar në këtë mënyrë vizitueshmërinë e monumentit.” Sa ka si këto raste? Me qindra, por s’janë zbuluar Kjo duhet të bëhet …!

Ura e Frëngut ose Ura e Kaurit.

3-Kujdesi për muzetë

Muzetë kanë si mision kryesor ruajtjen e kujtesës historike të një populli dhe promovimin e identitetit kulturor. Si mund të tregojmë vallë respekt për to, nëse nuk arrijmë të sigurojmë kushte dinjitoze për institucionet kombëtare të kulturës, kur perceptimi i përgjithshëm për muzetë në Shqipëri është që në to vjen era myk?! Si mund të flasim për muzeume bashkëkohore, nëse mungojnë kushtet optimale të ruajtjes së veprave të artit, parametrat e duhur të ekspozimit, përdorimi i teknologjisë digjitale, ciceronët ? Muzetë në Berat, si ai Etnografik ashtu dhe Onufri janë të planifikuara prej shumë vitesh se duhet t’iu bëhet një ritrajtim. Jo vetëm sa i takon punimeve ristrukturuese, sepse janë dhe monumente kulture dhe ndërhyhet shumë pak, por mbi të gjitha ato të domosdoshmet e që kushtojnë shumë më pak, mbrojtja nga zjarri. Më shumë probleme të tilla kemi në Muzeun Etnografik. dhe Institucionet përgjegjëse dhe vlerësimi i Trashëgimisë nuk duhet të vijojë të ngelet teorike, por duhet të jetë pranë muzeve. Me fjalë bëjnë shumë, por duhen masa konkrete, pohon specialisti A. Nallbani. Më tej ai tregon se ka ardhur koha që në muzetë Onufri dhe ai i Etnografisë të bëhen dhe të tjera ndryshime. Në muzetë duhet bërë një ndryshim total, sepse ka ikur koha i shpjegimeve shabllone. Kjo do të thotë që duhet të ketë dhe shpjegime me metoda të reja. Çdo material duhet të prezantohet në sistemin elektroni , pohon specialisti i shquar i trashëgimisë kulturore në Berat. Çdo historian, etnograf , arkeolog në qendër e bazë e ka për detyrë të ushqejë muzeumet me të rejat e zbuluara, mbasi çdo qytet ka historinë e vet që në shekuj e “lutet” për t’u nxjerrë në dritë! Muzetë arkeologjike janë një pasqyrim konkret i rrjedhës historike. Evidentimi i kësaj historie ndriçon më mirë rrugën e vështirë në të cilën lindi dhe u rrit arkeologjia. Kryerja është jo vetëm në njohjen dhe identifikimin e llojeve të veçanta për Shqipërinë, por dhe në promovimin e kësaj pjese të trashëgimisë natyrore vendase në qarqet shkencore e më gjerë, në shoqëri. Muzeu është katalogimi dhe ruajtja e llojeve, pjesë e trashëgimisë natyrore vendase. Pas një përzgjedhjeje të kujdesshme, koleksionet e mbledhura ndër ekspedita, ruhen në fondin shkencor të Muzeut, që mbart mijëra syresh dhe përfaqëson vlerën e vërtetë të tij. Muzetë arkeologjike janë një pasqyrim konkret i rrjedhës historike. Evidentimi i kësaj historie ndriçon më mirë rrugën e vështirë në të cilën lindi dhe u rrit arkeologjia. Funksioni i Muzeut është ekspozimi i larmisë së vlerave artistike e kulturore të gjithë trevës që përfaqëson ky muze.

Së fundi, Muzeut është edukim shkencor

Përmes shpalosjes së dokumenteve dhe relikteve merr jetë procesi ku të mësuarit e shkencës kryhet në mënyrë të thjeshtuar dhe me gjuhë të kuptueshme Me anë të edukimit shkencor virtual anëtarët e shoqërisë kanë mundësinë të njohin më mirë pasuritë historike, artistike kulturore, si dhe floristike dhe faunistike në Shqipëri dhe të tregojnë kujdes për ruajtjen e tyre në të ardhmen.