Erida Lama: Modelet që preferoj janë “Bianca Balti” dhe “Adriana Lima”

813
Sigal

INTERVISTA/ Flet modelja Erida Lama: Nuk jam kundra kirurgjive plastike

Një gocë e re, e bukur, e zgjuar, por plot kërkesa ndaj vetes. Ajo gjithmonë ecën e sigurt në rrugën e saj, pasi asnjëherë nuk nxitohet në hedh. Sipas saj, tek një mashkull pavarësisht se impakti viziv është ajo çka të tërheq dhe ajo çka të shtyn ta njohësh një person, absolutisht që inteligjenca, karakteri, thjeshtësia janë ato çka mbeten dhe kur bukuria apo paraja të jenë venitur. Është e dashuruar dhe sipas saj, dashuria është një shtysë për arritje të reja. Ka marrë pjesë në shumë sfilata të ndryshme (nuk mund t’i numëroj)  dhe ka pasur për stiliste si këtu në Shqipëri dhe jashtë.  Vlerësimet pa diskutim që kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë pozitive dhe prandaj vazhdon të jetë ende në treg.

 Si do ta përkufizonit modelingun?

 Modelingu si çdo fushë tjetër e se bukurës, e artit është vetëm e bukur. Vështiresitë nuk ekzistojnë kur vërtetë e dashuron atë çka di të bësh më mirë dhe vlerësohesh.

 Momentin e parë kur ke modeluar si do ta përkufizosh?

 Besoj se, si çdo eksperiencë e parë pa diskutim ka emocione të forta. Ka qene një “ëndërr” e hershme të isha pjesë e pasarelave. Dhe mendoj që ka shumë vajza që e dëshirojnë kaq shumë këtë apo një tjetër dhe nuk munden të ndjekin ëndrrat e tyre për një arsye të caktuar. Mua më deshi fati dhe e pata tejet të lehtë ta bëja realitet këtë dëshirë. Në moshën 14- vjeçare me ka ofruar Endrit Mërtiri të jem pjesë e agjencisë “AS” dhe ai ka qenë personi që më ka zbuluar.

 Sfilatat tuaja kanë qenë të vazhdueshme, mbase keni një arkiv për to?

  Kam marrë pjesë në shumë sfilata të ndryshme (nuk mund t’i numëroj)  dhe kam pasur për stiliste si këtu në Shqipëri dhe jashtë.  Vlerësimet pa diskutim që kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë pozitive dhe prandaj vazhdoj të jem ende në treg.

 Çdo profesion ka momentet e tij të vështira. Ju keni pasur ndonjë moment të vështirë si modele?

  Absolutisht nuk kam patur asnjëherë eksperienca të këqija më sfilita. Dhe nëse jam penguar ndonjëherë e kam kapërcyer me shume sportivitet. Eci gjithmonë e sigurt, me ide dhe me profesionalizëm. Nuk i mendoj dështimet.

 Konkretisht vendi ynë Shqipëria, a ka të njëjtën hapësirë për modelet?

 Të jem realiste si në çdo aspekt tjetër Shqipëria nuk ka të njëjtin treg siç mund të jetë në perëndim, sidomos në modeling që vetëm vitet e fundit po zhvillohet. Por duke qenë se inspirohemi nga perëndimi kërkojmë që të kemi ato standarde, por që kurrsesi s’mund të krahasohemi, por realisht edhe modelingu është drejt zhvillimit edhe këtu në Shqipëri.

 Cilat janë modelet që ju kanë inspiruar më shumë në jetën si modele?

 Modelet që më kanë inspiruar gjithmonë dhe i ndjek e i shoh me kënaqësi në rrjetet sociale janë “Bianca Balti” dhe “Adriana Lima”.

 Thuhet se modelet mbajnë dietë të fortë dhe kalojnë në anoreksi, kjo është e vërtetë për ju?

  Sigurisht që duke qenë “maniake ” e dobësisë nga dietat dhe regjimet e tepruara kalon në anoreksi sikurse kemi dëgjuar plot raste. Por unë personalisht dhe fatmirësisht nuk më duhet të mbaj dieta. Ndihem shumë me fat për këtë fakt. Mund të ha çfarë të dua.

 Modelet kanë preferenca edhe të kirurgjisë plastike, a janë në preferencat tuaja këto operacione?

  Nuk dua të gjykoj apo paragjykoj askënd. Nuk jam kundra kirurgjive plastike, përkundrazi më pëlqejnë që femrat të kujdesen për veten për pamjen të kurohen deri në detaje, por sigurisht pa e tepruar. Nuk kam menduar asnjëherë të bëj ndonjë ndërhyrje, por ndoshta në një të ardhme nëse do të jem një femër në karrierë patjetër që do të bëja një lifting.

 Plazhi nudo tashmë është bërë për shumë femra diçka e zakonshme, po për ju a është preferencë ky plazh?

 Për plazhet nudo nuk kam menduar, por kam dëgjuar. Do të zgjidhja të përgjigjesha me shprehjen e famshme të të urtëve “sipas vendit bëhet kuvendi”. Një përgjigje tepër popullore.

 Rrobat firmato janë në plan të parë të modeleve. Ju cilat rroba preferoni dhe për më tepër cilat rroba banjo?

 Besoj se nuk ka femër që nuk është e pasionuar pas veshjeve dhe që nuk ka një markë të preferuar. Më ka pëlqyer gjithnjë Dolce& Gabana dhe rroba banjot, të atij stili i përdor.

  Sot duhani për modelet është diçka e zakonshme, po ashtu dhe alkooli, po për ju?

 Nuk e pi as duhanin as alkoolin. Për vet faktin që jam ende e vogël, por as nuk më kanë tërhequr asnjëherë që të jem konsumatore e tyre.

 Të flasim për dashurinë. Çfarë është për ju dashuria, dhe çfarë?

Eh, për këtë temë nëse do të ishte e mundur mund të rrija të shkruaja një roman… Nuk ka njeri që nuk dashuron. Jam e dashuruar. Dashuria është një ndjenjë unike dhe e magjishme…

 Cili është mashkulli ideal sipas jush?

 Mashkulli ideal është personi që kam në krah.

 Në njohjet mes njerëzve konkretisht mes meshkujve, çfarë të ofron, paraja, inteligjenca, apo bukuria?

 Kam bindjen e plote që pavarësisht se impakti viziv është ajo çka të tërheq dhe ajo çka të shtyn ta njohësh një person, absolutisht që inteligjenca, karakteri, thjeshtësia janë ato çka mbeten dhe kur bukuria apo paraja të jenë venitur.

 Kur flasim për kohën e lirë, si e kalon atë?

 Në kohën e lirë drekoj apo darkoj me shoqërinë jashtë Tirane, shkojmë në kinema apo teatër për kushtet që na ofrohen. Kjo është ajo që më pëlqen më shumë të bëj.