Eni Xheko: Këshilli Rinor i Ballkanit është një diplomaci publike e cila lidh vizionet e të rinjve

1390
Sigal

Lorenca Bejko

I themeluar kohët e fundit në 2017, Këshilli Rinor i Ballkanit është një organizatë joqeveritare, e cila vepron në Rajonin e Ballkanit dhe është aktive në fushën e arsimit, inovacionit, mjedisit dhe energjisë. Me një ekip inovativ dhe metodologji efektive, fokusi i tyre konsiston në fuqizimin e sektorit të të rinjve duke u mundësuar atyre të eksplorojnë në një rajon ku mungojnë mundësitë për të rinjtë dhe metodat edukuese, ndërsa në të njëjtën kohë po ballafaqohen me shumë probleme. Me seli në Tiranë, Shqipëri, organizata vepron ngushtë në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Turqi, ku synon të fuqizojë dhe të integrojë rininë përmes shkëmbimeve kulturore. Për më tepër në lidhje me misionin e tyre më poshtë është dhe intervista me themeluesen dhe kryetaren e kësaj organizate, znj. Eni Xheko.

Çfarë është BYC?

Këshilli Rinor i Ballkanit është një diplomaci publike, e cila lidh vizionet e të rinjve kryesisht në Ballkan, nëpërmjet edukimit, inovacionit, mjedisit dhe energjisë së rinovueshme. Misioni ynë kryesor është të ushqejmë bashkëpunim dhe zhvillim rajonal bazuar në katër fushat e sipër përmendura.

Çfarë risie ka ndryshe kjo organizatë?

Kjo është një pyetje që i qëndron larg vizionit të Këshillit, pasi Këshilli nuk punon me qëllimin që të diferencohet nga organizatat apo institucionet e tjera që operojnë në rajonin tonë. Siç u përmend që në kemi në plan të parë bashkëpunimin dhe zhvillimin, ateherë ne nuk e bazojmë punën tonë për të qënë ndryshe nga të tjerët. Ballkani Perëndimor i ka risitë nga të rinjtë shumë të kufizuar, edhe puna jona konsiston në zgjimin e kësaj shoqërie për një rajon me të sigurtë dhe më të zhvilluar.

Një mesazh për të rinjtë…

Të marrin pjesë në sa më shumë aktiviteteekstra kulikulare ku kanë mundësi të rrisin netëorkun dhe të përfitojnë nga oportunitetet që i ofrohen.

Sa suportues dhe të mbështetur jeni ndjerë nga instancat shteterore dhe shoqëria civile?

Kur u krijua Këshilli Rinor i Ballkanit, vendosëm që në asnjë mënyrë të prisnim mbështetjen nga instancat shtetërore dhe shoqëria civile, por mbështetja të qasej në bazë të punës dhe aktiviteteve që ne realizonim. Marrëdhenia me instancat shtetërore dhe shoqërinë civile do të vinte si rrjedhoje e pëlqimit të dy palëve, për interesa të përbashkëta, dhe jo për interesa të njëanshme.

Një projekt apo qëllim që keni dhe dëshironi ta ndani me ne…

Kontributi yne për përmirsimin e arsimit, zhvillimin e ideve në inovacion, puna jonë për një mjedis sa me të pastër, të jetë i shtrire në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi , Serbi dhe Bosnje deri në vitin 2025.

Cila është aseti apo forca juaj me e madhe?

Komunikimi dhe mënyra se si i përfshijmë të rinjtë në projektet dhe aktivitetet tona. mendoj që edhe ideja për të pasur gjithmonë “first time” platformës nga këshilli, ka qenë një aset i fuqishëm, sepse i ka bërë gjithmonë kuriozë të rinjtë të jenë pjesë e tyre.

Korrespondente e gazetës “Telegraf” për Lyonin