Eni Balla, balerini që spikat në skenat kombëtare

1016
Sigal

Ekskluzive me balerinin shqiptar më të
suksesshëm të momentit, i cili synon skenat e huaja

Gazeta Telegraf/

Eni Balla, balerini që spikat në skenat
kombëtare


Gerjola Çaushi

Eni Balla është një emër i njohur për skenat
shqiptare dhe sidomos për disa nga eventet 
më të rëndësishme muzikore të televizioneve kombëtare shqiptare dhe jo
vetëm. Ai ka mbaruar për koreografi, por ka spikatur në zhanret e dancit,
kërcimin kontemporan, tango, hip hop dhe të tjera, në spektaklin “Dance Ëith
Me”. Talenti, përkushtimi dhe dashuria e tij për baletin ka gjetur përkrahjen e
mjeshtërve të baletit shqiptar, të cilët promovojnë talentin e tij në skenat më
të rëndësishme, duke e bërë atë një ndër balerinët më të dashur dhe të
talentuar të momentit.  Për talentin dhe
aftësitë e larta interpretuese, Eni Balla ka qenë kërcimtar profesionist në
evenimentet  më të rëndësishme shqiptare,
mes të cilave në spektaklin “Miss Globe International”, në kërcimi ndërkombëtar
folklorik, konkurrimin e përvitshëm muzikor “Kënga magjike”, në ndarjen e
çmimeve “Kult”, në evenimentin mbarëkombëtar “Top Fest”, në ditën ndërkombëtare
të kërcimit, si dhe në disa shfaqje në Kosovë. Në një intervistë ekskluzive për
“Telegraf”, balerini Eni Balla, pjesë e trupës së baletit më të shquar
shqiptar, atij të Albi Nakos dance, flet për karrierën e tij dhe sfidën për të
interpretuar në skenat e njohura italiane.

 Jeni një ndër balerinët më të spikatur dhe i
pëlqyer për publikun në spektaklin “Dance ëith Me”, si e përjetoni këtë moment?

 Sigurisht që jam i kënaqur që publiku e
vlerëson lodhjen time… ky besoj se është një nga kënaqësitë më të mëdha që
mund të marrësh nga ky profesion, përveç vetëkënaqësisë që provon në momentin e
ekzekutimit dhe realizimit të një koreografie ashtu si duhet.

 

Çfarë i thua vetes pas çdo shfaqjeje dhe
duartrokitjesh që merr?

 Mendimi im i parë që më vjen në mendje: “Herën
tjetër, më mirë Eni!”. Unë jam gjithmonë në kërkim të tejkalimit të limiteve të
mia, prandaj jam pak i ashpër me veten dhe nuk kënaqem lehtë.

Cilat janë synimet e tua në fushën e baletit?

Një ndër synimet e mia është, pa dyshim, të
jem pjesë e spektaklit “
Amici” në
Itali. Mbetet synim për momentin, por me mund nuk ka gjë që nuk arrihet.

Cilët janë koreografët e preferuar të Enit?

Ehhh, janë disa por do të veçoja katër nga të
preferuarit e mi. Ëilliam Forsythe është një ndër të mirët, do të doja shumë të
isha pjesë e kompanisë së tij. Giuliano dhe Veronica Peparini janë dy
koreografë, të cilët më kanë tërhequr më shumë me stilin e tyre. Ndërsa i
katërti është Albi Nako, nga i cili kam mësuar shumë dhe ndiej që dita- ditës
më shtohet dëshira e të punuarit më shumë në koreografitë e tij.

 Lëvizja, muzika, energjia, pasioni. Cili nga
këta është më i rëndësishëm apo duhet një gërshetim i gjithë këtyre elementeve?

Sigurisht që duhet gërshetim i të gjitha
elementëve në mënyrë që të nxjerrësh në koreografi të bukur, por pasioni ngelet
ingredienti kryesor.

 Është e vështirë të jesh sot balerin?

Në realitetin që jetojmë, është goxha e
vështirë. Ne punojmë që të vegjël për të bërë 
profesionistët që jemi sot dhe do të thosha, megjithë punën kolosale që
bëjmë, e vërtetë është se arti nuk vlerësohet aq sa duhet në realitetin e sotëm
në Shqipëri.

Baleti është një profesion sa i bukur dhe i
vështirë, të gjithë synojnë të jenë më të mirët dhe zilia është gjithmonë e
pranishme. Si është marrëdhënia juaj me kolegët?

 Shumë e mirë. Pasi nuk njihemi rastësisht, por
kemi vite që studiojmë e njëkohësisht punojmë bashkë.

 Balerinët e huaj që frymëzojnë Enin?

Janë shumë, por i vetmi është Derek Hough.
Balerini i “Dancing ëith the Stars” dhe fitues i 6 edicioneve të këtij
programi. Një nga balerinët më të suksesshëm për momentin. Ndërsa nga balerinat
do veçoja Klaudia Pepan, një ndër balerinat e suksesshme shqiptare dhe unike në
stilin e saj.

 Cili është ai stil kërcimi që të bën të
ndjehesh më mirë?

Të them të drejtën jam rritur në një shkollë
tek e cila mundësitë i kishte të pakta për të zgjedhur dhe e vetmja mundësi për
të studiuar ishte baleti klasik. U mundova të shihja përtej mundësive që më
jepeshin kur fillova universitetin dhe, le të themi, që shkolla në të vërtetë
për mua ishte ajo e televizionit. Pata mundësinë që shumë pak nga studentët e
universitetit mund ta prekin dhe nuk e mendova dy herë, kur m’u dha mundësia të
takohesha me Albi Nakon. Ai më dha direksione
në të cilat unë duhej të fokusohesha më shumë si balerin dhe, në fakt, ai ishte
bekimi im, në të cilin unë ndjeja se isha mirë në stilin modern.

Ka ndonjë person të veçantë që ka qenë shtysa
dhe mbështetja jote drejt këtij profesioni?

Shtysa kryesore ka qenë nëna ime. Gjithçka
nisi kur unë në moshën 5 vjeçare kërceja nëpër rrugë. Duke parë pasionin tim
(ende të pazbuluar) ajo më dërgoi në kurs kërcimi. Kjo zgjati dy vjet e më pas
konkurrimi për tek shkolla e baletit përcaktoi të ardhmen time.

Eni djalë i ri, simpatik, madje në kulmin e
rinisë së tij, a mund të na thoni diçka për privimet nga pasionet e moshës…
Çfarë doni të ndani me publikun për jetën tuaj intime?

Sigurisht puna që kam më ka privuar nga daljet
e shumta dhe kënaqësitë që provon një i ri në takimet dhe të kaluarit e kohës
me shoqërinë time, por kjo është një sakrificë që e bëj me gjithë qejf për të
arritur synimet e mia. Ndërsa për sa i përket jetës time intime, preferoj ta
mbaj ende private. Më vonë s’i dihet…