Elja Shena:Më pëlqejnë sfidat, i marr parasysh edhe pasojat

530
Sigal

INTERVISTA/Flet Këngëtarja, Elja Shena: Gjithmonë duhet të kërkosh atë që meriton!

E bukur, energjike, seksi dhe me shumë adrenalinë. Kjo është Elja Shena, këngëtarja e suksesshme shqiptare, e cila po korr sukses në fushën e muzikës te vendit tonë. Ajo është një ndër femrat më të bukura për t’u marrë shembull në stil dhe veshje . Pjesëmarrëse në disa evente dhe kompeticione muzikore, ku ka shkëlqyer me performancat e saj, gjithashtu, ka realizuar edhe disa videoklipe . Për më tepër ju ftojmë të lexoni këtë intervistë 100 % të sinqertë …

 Përshëndetje Elja, si gjithmonë e bukur & me linja perfekte. Më thoni ju lutem, cili është sekreti juaj i formave të bukura fizike?
Sekreti kryesor për të pasur dhe ruajtur format e bukura fizike krahas faktorit gjenetik është padyshim frekuentimi i palestrës, ushtrimeve të ndryshme për linjat & sigurisht një dietë e rregullt ushqimore e pasur me shume perime dhe fruta.

Cila mendoni se është arma juaj më e fortë si këngëtare?
Mendoj se, është publiku që duhet të vlerësoj armët e mia në TV sepse unë nuk kam vetëm një armë, kam komunikimin, paraqitjen skenike dhe mendoj se ato ndërthuren mjaft mirë me njëra-tjetrën. Nuk dua të tregohem modest, por është ende shpejt të tregoj avantazhet e mia. Dua që çdo gjë t’ia lë kohës. Por mund të them se TV më jep siguri dhe është ajo që dua të bëj në këto momente.

Fillimet tuaja, sa të vështira kanë qenë?
Nuk besoj shumë në fat në këtë pjesë. Unë mendoj se fati është si ta bësh. Unë dhe e kam ndjekur dhe më ka ndjekur, kanë qenë shumë gjëra së bashku që më kanë çuar drejt ekranit të TV. Çdo gjë ka qenë dhe është e vështirë, por, falë talentit dhe vullnetit tim, ia kam dal mbanë! Do t’ia dal gjithnjë sa herë të kem oferta, për emisione të ndryshme. Nuk do ta refuzoja.

Në këto momente çfarë mund të themi, po shijon famën, apo suksesin?
Të shijosh frytet e punës tënde është diçka shumë e bukur dhe domosdoshmërisht që televizioni ka edhe famën brenda, kështu them t’i shijoj të dyja. Është herët të flas për suksese të mëdha apo të vogla, dua që shkallët e mia të ngjiten ngadalë. Jam drejt një rruge të tillë dhe shpresoj të jetë një rrugë shumë e gjatë.

 Si vishesh në jetën e përditshme? Po veshjet e femrave shqiptare si të duken?
Veshja ime është gjithmonë në varësi të programit ditor që kam. Nëse është një ditë shkolle, normalisht e veshur sport & praktike. Nëse programi ditor kërkon diçka më klasike apo moderne, sigurisht që, i përshtatem eventit. Nëse flasim për femra që janë imazhe mediatike, them se i kapin tendencat, pasi vajzat e ekranit janë të mirinformuara. Nëse flasim për vajzat e vogla, e teprojnë pak më veshjen e paradites ose në shkollë. Mendoj së është bukur t’i shikosh pa grim. Vitet e fundit tendenca po ndryshon, ama mendoj se duhet shumë kujdes në kombinimin e veshjes me stilin qe të përket, dhe ditës që kemi përpara.

 Elja & Thashethemet, a të prekin ato?
Thashethemet në momentin e parë prekin këdo. Kur pastaj i analizon dhe i mendon me gjakftohtësi, kupton që bëhet fjalë vetëm për fjalë boshe dhe pa bazë i anashkalon. Njerëz të boshatisur e thashethemexhinj ka gjithandej. Nëse nuk kanë gjë më të mirë për të bërë në jetën e tyre se të merren dhe të fantazojnë për dikë tjetër, sigurisht që nuk do të mundem unë t’ua ndryshoj mendimin ose rutinën e përditshme.

Çfarë e bën një artiste të jetë e suksesshme?
Në radhë të parë e bën vetëm këmbëngulja dhe ambicia për të arritur aty, ku ajo dëshiron. Është shumë e thjeshtë të bëhesh Këngëtare sot, por e vështirë të arrish suksesin dhe famën. Unë personalisht kam tre parime në jetë, të synoj më të mirën, të punoj me shpirt për ta arritur dhe më pas të shijoj atë çka kam arritur. Nuk duhet kurrë të kënaqesh me pak, gjithmonë duhet të kërkosh atë që meriton, edhe pse pak e vështirë në ditët e sotme.

E re në moshë dhe me sukses mbi supe, ky quhet guxim?
Edhe guxim, edhe punë, edhe ëndërr, edhe një horizont drejt të ardhmes time. Përqindja e guximit është e madhe, por 100 % është puna ime, pasi ëndrra tashmë po bëhet realitet. Më pëlqen të qëndroj tek e para, pasi po nuk guxove nuk arrin të mësosh as suksesin, as dështimin. Njeriu mundohet t’i ketë të dyja këto gjëra dhe mes tyre të bëjë një balancë të ndershme .

Jeni për martesë apo bashkëjetesë?
Martesa edhe pse bazuar në skema shumë primitive është institucioni më i mirë dhe i pazëvendësueshëm. Është qeliza bazë e një shoqërie të ekuilibruar, nga familja edukohen fëmijët etj., etj.. Ndërsa bashkëjetesa për mua e prish në mënyrë të tërthortë martesën. Zakonisht, arsyet pse i shtyjnë njerëzit të bashkëjetojnë janë që ta njohin më mirë njëri- tjetrin, por për mua një njeri mund ta njohësh edhe pa bashkëjetuar. Dy njerëz të dashuruar rrinë dhe harxhojnë kohë të mjaftueshme me njëri tjetrin aq sa për t’u njohur, nuk kanë pse të shkojnë si me kusht për të bashkëjetuar.

Kënga për ju është pasion, profesion apo biznes?
Profesioni është i pandashëm nga biznesi, ecin bashkë dhe për të qenë të suksesshëm kërkohet dhe faktori pasion. Ose pasioni mban gjallë profesionin dhe i jep kuptim dhe shije biznesit . Unë aktualisht këndoj çdo natë tek “Bacardi” muzikë live me Mandin e Nishtullës dhe ku ndjehem mirë me publikun shqiptar .