Drejtori Melsi Labi: Viti 2015, objektiva dhe realizime konkrete

600
Sigal

Analiza vjetore e Muzeut Historik Kombëtarë, Viti 2014, rekorde të ardhurash

Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Melsi Labi, prezantoi analizën vjetore për vitin 2014. Drejtori i këtij institucioni deklaroi se viti 2014 ka shënuar të ardhurat më të larta të mbledhura deri tani, në shumën prej rreth 87 milion lekë të vjetra. Ndërsa numri i vizitorëve sipas Labit, ka kapur shifrën 70. 000. Më tej ai theksoi rëndësinë e nxitjes së vlerësimit të historisë së Shqipërisë në mënyrë adekuate dhe rolin e Shqipërisë në historinë botërore për audiencat kombëtare dhe ndërkombëtare. Muzeu Historik Kombëtar ka si qëllim të sigurojë, ruajë dhe hulumtojë dëshmi materiale dhe jo materiale të trashëgimisë historike dhe kulturore të Shqipërisë, që e komunikon dhe ekspozon duke stimuluar arsimim dhe zbavitje, u shpreh më tej Labi. Sa i përket blerjes së objekteve kulturore, sipas drejtorit të MHK, ka rreth 4-5 vite që nuk ka blerje për shkak të mungesës së fondeve. Një pikë tjetër e rëndësishme e cila u përmend nga drejtori i MHK ishte edhe nevoja për ndërhyrjen në situatën ligjore për këtë institucion, ku sipas tij është jashtë kohës dhe duhet ndryshuar, me qëllim përafrimin me ligjet e vendeve të Bashkimit Evropian. Ndërsa, sa i përket restaurimeve të realizuara në këtë institucion, ai u shpreh se janë të gjitha të kryera me fondet e mbledhura dhe të menaxhuara nga vetë Muzeu Kombëtar. Siç e ka përmendur edhe më herët, ai ripërsëriti nevojën e kalimit të kompetencave të menaxhimit të të ardhurave në duart e vetë muzeut Historik, pasi, sipas tij, nëse të paktën 90% e të ardhurave të muzeut i mbeten institucionet, kjo do ta ndihmonte për zgjidhjen e disa problemeve dhe menaxhimin e shpenzimeve për Muzeun Historik Kombëtar.

MARDHËNIET NDËRKOMBËTARE PËR VITIN 2014

 1.  U realizua një bashkëpunim i ngushtë me ICOM.

Për herë të parë në Muzeun Historik Kombëtar këtë vit u festua “Nata Evropiane e Muzeve” dhe për herë të parë, në hartën e muzeve botërore, që festojnë Ditën e Muzeve, u përfshi edhe Muzeu Historik Kombëtar. Në lidhje me ICOM-in është caktuar tema e vitit të ardhshëm për Ditën e Muzeve 2015 që do të jetë: “Muzetë për një shoqëri të qëndrueshme” (Museums for a sustainable society).

2.  Përfshirja e Muzeut Historik Kombëtar si një nga anëtarët e bordit themelues të Rrjetit Ballkanik të Muzeve (Balkan Museum NetWork).

Muzeu ynë ruan lidhjet me Rrjetin Ballkanik të Muzeve. Në sajë të këtij bashkëpunimi është projektuar një ekspozitë e përbashkët virtuale për vitin 2015, ku do të marrë pjesë dhe MHK, titulli i së cilës do të jetë: “Njerëz që jetojnë historinë, zërat e Ballkanit”. Gjithashtu do të zhvillohet konferenca “Meet See (critically) Do 2015” në Novi Sad, më 15 – 17 prill, ku do të marrin pjesë edhe anëtarë të stafit tonë.

  1. Krijimi i bashkëpunimit dhe zhvillimi i projekteve të përbashkëta me Muzeun e Liverpulit dhe British Council.

Në  kuadër të këtij bashkëpunimi është realizuar aktiviteti edukativ “Arkeologu i Vogël”, i cili synon të përfshijë nxënësit në programet edukative duke u bërë arkeolog për një ditë.

BASHKËPUNIMET NË 2014

 Bashkëpunime me karakter financiar dhe jo-financiar me organizata të ndryshme.

Aplikimi në programin “Creative Europe” për projekte të ndryshme që Muzeu Historik Kombëtar synon të zhvillojë.

British Council, bashkëpunues dhe ndërmjetës për realizimin e projekteve të ndryshme. Nëpërmjet BC është bërë i mundur bashkëpunimi me Muzeun e Liverpulit, i cili na jep asistencë në programet edukative.

Bashkëpunim me “World Vision” dhe “Save the Children” në kuadër të zhvillimit të programeve edukative të Muzeut Historik Kombëtar.

Konferenca dhe trajnime të ndryshme në bashkëpunim me Cultural Heritage Without Borders (CHWB).

PROJEKTET E REALIZUARA PËR 2014

 Pajisja e të gjithë stafit me karta identifikuese (bexh-e). Pajisja e punonjësve me uniforma sipas sektorëve përkatës. Realizimi i logos së re të Muzeut Historik Kombëtar.

Vendosja e sistemit të ri elektronik të biletarisë. Ndërtimi i faqes së re të ueb-it dhe mediave sociale. Pajisja e punonjësve të administratës me e-mail zyrtar.

Realizimi i anketës për vlerësimin e nivelit të kënaqësisë së vizitorëve në Muzeun Historik Kombëtar. Rritja e sigurisë nëpërmjet shtimit të kamerave të vëzhgimit për ambientet e brendshme dhe të jashtme. Vendosja e dixhiturave tek pavijonet e LANÇ dhe Lashtësisë. Vendosja e tabelave orientuese dhe paralajmëruese në pavijonet e muzeut.

Realizimi i ndriçimit të Atriumit dhe i fasadës në hyrjen kryesore. Realizimi në vazhdim i projektit për uljen e kostos së energjisë, në masën 60-70%, duke transformuar sistemin e ndriçimit dhe duke e zëvendësuar atë me teknologjinë LED. Pavijoni i Terrorit Komunist, Pavijoni i Mesjetës dhe Pavijoni i Mesjetës së Vonë etj. Vendosja e ashensorit të brendshëm. Ndërtimi i laboratorit të ri të konservimit në standarde bashkëkohore.

Pasurimi i stendave të muzeut me objekte të ndryshme, si:

Dorëshkrime origjinale të poetit disident Trifon Xhagjika, faksimile e Fjalorit “Italisht-Shqip-Greqisht” të Thimi Mitkos dhe faksimile e “Bletës Shqiptare”,

libra të Fan S. Nolit, dorëshkrime me muzikë bizantine të Joan Kukuzelit,

dorëshkrime, dekorata dhe ditarët personale të diplomatit Rauf Fico, botimi i përvitshëm i revistës Muzeologjike, guida e Muzeut.

 

EKSPOZITA DHE BASHKËPUNIME

 Ekspozita “Shqipëria në Luftën e Dytë Botërore” me rastin e 70-Vjetorit të çlirimit të atdheut nga pushtimi nazifashist. Ekspozitë e 40 firmëtarëve të Pavarësisë, me rastin e 102 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë. Bashkëpunim me Kuvendin e Shqipërisë, në kuadër të aktiviteteve të 70-vjetorit të çlirimit të Atdheut. Ekspozitë e përbashkët. 27 nëntor – 30 nëntor. U ekspozuan 26 objekte të Muzeut në ambientet e Kuvendit.

Ekspozita “Takim botësh” me rastin e 100 vjetorit të qeverisë së parë të njohur ndërkombëtarisht, e zhvilluar në ambientet e Kryeministrisë. (Bashkëpunim me Arkivin e Shtetit dhe Koleksionistët). “Lidhja Shqiptare e Prizrenit”. Ekspozita  paraqiti para publikut disa prej momenteve kryesore të kësaj ngjarje të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar. Ekspozita “Muzeu krijon lidhje”, me koleksionistë shqiptarë.

Ekspozita “BESIMI”, në vigjilje të vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri. Në kuadrin e aktiviteteve për ditën kombëtare të trashëgimisë kulturore, Ministria e Kulturës  çeli  në hollin e MHK, ekspozitën e veglave muzikore. Ekspozita “Vlora në telajo”.Festivali i Librit dhe Artit Pamor, 23 Prill 2014-27 prill (në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës).

Bashkëpunim me projektet kulturore me Ambasadën Gjermane, në kuadër të aktiviteteve të “Tetorit Gjerman” 2014. Bashkëpunim me Ambasadën Çeke për ekspozitën “Pranvera e Pragës”. Java Rome, në Muzeun Historik Kombëtar.

Organizimi i Festës Ndërkombëtare të 14 Korrikut, me Ambasadën Franceze në Shqipëri. Festivali “All Eagles”, si pasqyrim i muzikës së përpunuar, me muzikë nga Shqipëria, Kosova, Italia, Greqia, Maqedonia dhe Austria. Një pasdite në atriumin e Muzeut.

 

PROJEKTET E PAREALIZUARA NGA VITI 2014

 Muzeu Historik Kombëtar e ka pasur të pamundur realizimin e këtyre projekteve në vitin që lamë pas, për arsye të një buxheti shumë të vogël. Duke qenë se këto projekte kanë pasur një kosto mbi buxhetin e vendosur, u pa e arsyeshme që t’i lihen vitit pasardhës. Projektet e parealizuara janë këto:

Hyrja me kartë në muze, sistemi i ajrimit nëpër pavijone, video guida, audio guida,

Ndërtimi i serverit për menaxhimin e të dhënave, blerja e kompjuterëve për stafin.

PLANI I PUNËS PËR SEKTORIN E PROGRAMEVE EDUKATIVE  

 Të përfundohet dhe të bëhet funksional ambienti Edukativo – Argëtues për punën me fëmijë, në bashkëpunim me shoqatën “Alternativa e së ardhmes”.

Të bashkërendohen programet edukative me shkollat e kryeqytetit.

Të bashkëpunohet më mirë puna me shoqatat që punojnë me fëmijët e shtresave vulnerable.