Dr. Ermira Babamusta: Magjia e Olsi Beçit, fotografit dhe kineastit që preku skenat botërore dhe festivalin ndërkombëtar të filmit

769
Sigal

Olsi Beçi, fotografi i suksesshëm që u bë kineast i madh

 

Nga Dr. Ermira Babamusta

 

Olsi Beçi është një nga personazhet e famshme të televizionit shqiptar, fama e të cilit ka shkuar përtej kufijve të Shqipërisë. Olsi ia ka dalë të fitojë një emër në Shqipëri si fotograf dhe kineast i talentuar. Para se të bëhej i njohur për publikun shqiptar në shkallë kombëtare nëpërmjet emisioneve të suksesshme të TV Klanit si “E Diela Shqiptare” dhe “Kënga Magjike”, Olsi Beçi e filloi karrierën e tij në Itali si fotograf para 10 vitesh. Pas rikthimit në Shqipëri, cilësohet si një nga fotografët më të mirë dhe avancon karrierën e tij në art dhe film duke bërë filma dokumentarë. Pas pjesëmarrjes dhe suksesit të tij në programin televiziv “E Diela Shqiptare” bashkë me gruan Ariola, bëhen dy personazhe shumë të njohur dhe të dashur për publikun shqiptar.

Një nga filmat e tij që bëri bujë në skenat botërore dhe festivalet ndërkombëtare është filmi “The Other Face” me regjisore Arsa Gashi. Filmi mori çmimin e skenarit të kinemasë botërore “World Cinema Screenwriting Award” në Festivalin e Filmit të Amsterdamit.

Një tjetër film dokumentar po aq i suksesshëm i tij është “Childhood held hostage” (Fëmijëria e Mbajtur Peng) që u nominua për çmimet ‘Kult’ dhe ‘Doku Fest’. Ndërsa në 2019 u vlerësua me çmimin “Ekselencë në film” dhe “Video më e Mirë” për Eko Movie 2019, për mbrojtjen e kauzës “Lumenjtë e pastër”. Pasi korri sukses me çmimet e para në festivalet kombëtare shqiptare në Shqipëri dhe Kosovë, Olsi Beçi debutoi me projekte ndërkombëtare në skenën botërore. Ia vlen për t’u përmendur video-projekti për Lonely Planet, një bashkëpunim me Leon Cika, për turizmin e huaj në rivierën shqiptare si dhe projekti kulturor për mbrojtjen e monumenteve të lashta bizantine në Shqipëri. Si dhe bashkëpunimet me UNIÇEF, Google, dhe NATO e bënë akoma edhe më të njohur.

Me Leonin kemi shumë vite që bashkëpunojmë në disa projekte mjaft të rëndësishme si për artin, kulturën dhe filmin shqiptar. Kemi marrë pjesë si juri në shumë aktivitete si edhe kemi konkurruar me punën tone artistike në disa galeri. Në veçanti projekti për Lonely Planet që kemi bërë së bashku ka qenë me shumë rëndësi për Shqipërinë sepse e caktoi vendin tonë si një ndër 10 destinacionet botërore për t’u vizituar. Kjo ka ndihmuar në zhvillimin e sektorit të turizmit në Shqipëri duke i dhënë një imazh cilësor vendit para botës. Dhe me të vërtetë Shqipëria është një qendër kulturore turistike me një pasuri të madhe kulturore dhe historike. Ndjehem krenar që me projektet e mia si për Google dhe NATO kam përfaqësuar Shqipërinë në arenën botërore,” tha Olsi Beçi.

Sot Olsi Beçi respektohet dhe adhurohet në Shqipëri por edhe në botë për fotografitë e tij mahnitëse dhe stilin e dokumentarit dhe videove të stilit film. Mënyra se si Olsi Beçi i tregon historitë përmes filmave dokumentarë është shumë unike. Ai din se si ta mbaj audiencën të mbërthyer në ekran në emocionet e personazheve, duke shpalosur teknikën dhe stilin e tij prapa kamerës. Olsi është një fotograf i preferuar për Vipat dhe celebritetet e njohura shqiptare si dhe është një filmbërës mjaft i talentuar. Është nominuar Videografi më i Mirë (Best Cinematographer nga VIP Magazine dhe Artisti i Vitit 2019 nga NY Elite Magazine. Po ashtu ka fituar çmimin Ekselencë në Kinemanë dhe Televizionin Shqiptar (Excellence in Albanian Cinema and Television) nga Albanian Excellence, Arritje në Art nga Nato (Award for Art Achievement) si dhe arritje të shkëlqyer artistike dhe ekslenencë në art (Outstanding Artistic Achievement and Excellence in Arts) me rastin e ditës botërore të OKB-së të kreativitetit dhe inovimit.

Për vitin 2019 jam i angazhuar me disa projekte të rëndësishme në Evropë dhe Amerikë. Jam i lumtur të jep pjesë e jurisë Miss Universe Albania; fotograf dhe juri te Ekspozita Ndërkombëtare e Gruas të Suksesit Shqiptar që do organizohet nga nga Albanian Excellence, në qershor 2019. Si dhe do jem pjesë e ekipit prestigjioz si fotograf zyrtar i festivalit International Filmmaker Festival of New York në maj 17-21, 2019. Po ashtu do jem pjesë sërish e projektit NATO Run kësaj radhe në Budapest në tetor 2019 si fotograf/videograf dhe producent. Shpresoj që nëpërmjet artit tim të përcjell te publiku emocione të fuqishme, kënaqësi dhe mesazh inspirimi,” shtoi Olsi Beçi.