Do t’u pëlqesh të gjithëve? Nuk do i pëlqesh vetes

593
Të pasigurtë dhe të brishtë, kërkojmë mbështetje përreth nesh. Dhe për ta marrë, vëmë në punë veprime joshëse apo “prej tufe”, që i përkeqësojnë gjërat. Zgjidhja: duhet rigjetur qendra e gravitetit
Në një shoqëri narciziste si e jona, e themeluar mbi individualizmin dhe imazhin, problemi i pranimit dhe simpatisë të ndërsjellë, është gjithnjë e më shumë në plan të parë edhe për psikoterapitë. Vala e narcisizmit në fakt tregon nevojën e madhe për konfirmim, që lidhet me vlerën personale, sikur të ketë ndodhur në thellësi një rënie e besimit tek vetja. Njerëzit arrijnë në psikoterapi për probleme të ndryshme, por shumë shpejti del bindja se tnuk janë në lartësinë e duhur. “Në lartësi për çfarë?”, pyet terapisti. Nuk dihet: ka një ndjesi të përhapur se duhet me qenë diçka më “e lartë”, por nuk është e qartë se për çfarë bëhet fjalë. E sigurt është se personi nuk arrin të pëlqejë vetveten.
Urgjenca e shikimeve
Prapa “like”-ve në Facebook, rezultatet profesionale dhe sukseset me të dashurit realë dhe virtualë, është kërkesa e kujt ka humbur kontaktin me vetveten: “Konfirmo ti që unë e pëlqej veten time, sepse unë nuk e di. Dhe kurrë mos pusho së bëri “like” – pra, së konfirmuari – sepse nëse e bën, unë nuk besoj më”.
Kjo përkthehet në një varësi të jashtme dhe mbi të gjitha në qëndrime vazhdimisht joshëse, që synojnë të arrijnë dhe rrokin atë shikim, për të cilin ndihet se ka nevojë. Por a është e vërtetë se vetë-vlerësimi – ai i vërteti, që ju bën të ndjeheni mirë kudo – ka humbur? Jemi vërtetë “kaq keq”? Ose të paktën “jo aq të bukur sa duhej të ishim?”. Përgjigjja, bazuar në psikoterapinë e thellë, është jo: ne nuk jemi të shëmtuar dhe të pamjaftueshëe. Problemi ynë duket të jetë se 1), nuk arrijmë më të ndjejmë veten tonë, dhe 2) nuk ndjehemi në mënyrën e duhur.
Një lehtësi me risk
Sot të komunikosh, të udhëtosh, të mësosh, të thellohesh, është më e lehtë se më parë. Çdo gjë është e menjëhershme dhe, në sajë të teknologjisë, nuk kërkon pothuajse asnjë përpjekje. Nëse ju keni një dhimbje të vogël, merrni një pilulë, makina juaj ka një mijë rehati, televizori ka një mijë kanale dhe të gjithë ecim të lidhur me botën. E gjitha tingëllon bukur, sigurisht, por edhe e rrezikshme, për shkak se na pengon të ndjehemi të vlefshëm, të vërtetë dhe krenarë. Ku është hero që lufton për një ideal? Lehtësia në shumë fusha shuan ndjesinë e arritjeve, e nevojshme për të shprehur forcat e thella që ndodhen brenda nesh, dhe kjo na pengon që të kënaqemi me veten, të ndjehemi në “lartësinë tonë,” që do të thotë, të përkojmë me vetveten.
Në të njëjtën kohë, shoqëria në të cilën jetojmë na nënshtron ndaj një presioni dhe lodhjeje “çnjerëzore”: kërkesat e të vazhdueshme për performancë më të lartë, pasiguria në punë, indiferenca me të cilën kompanitë trajtojnë punonjësit, na bëjnë të ndjehemi të pamjaftueshëm dhe të zëvendësueshëm, pa një vlerë të brendshme. Si mund të pëlqejmë vetveten, në një botë të shëmtuar, që na trajton me papajtueshmërinë e saj të ftohtë? Çfarë mbetet nga ne, pasi të kemi shteruar energjitë tona më të mira? Dhe pastaj, nëse nga një ditë në tjetrën, gjithçka që ne kemi qenë dhe kemi bërë mund të fshihet me një vendim, të marrë nga kush e di se kush, dhe kush e di se ku? Ja, këtu po që jemi heronj, që jetojmë në një botë të cinizmit të tillë. Megjithatë nuk kemi kohë as edhe të vetëdijësohemi për këtë, sepse duhet të ecim përpara si makinat. Të pëlqehemi? Të ndjehemi në lartësinë e duhur? Nuk ka kohë.
Gjetja e kufirit
Çfarë duhet të bëjmë atëherë, përballë këtyre dy forcave të kundërvëna? Nevojitet rigjetja – e vetëdijshme, konstante, këmbëngulëse – enjë dimensioni personal, ku nuk hyjnë as lehtësia patologjike hiperkinetike dhe teknologjike, as lodhja perverse e botës së punës. Një dimension i bërë prej kohës, hapësirës, gjendjeve mendore. Nuk do të thotë të ndahemi më dysh, por bëhet fjalë për krijimin e kushteve themelore të qenies së gjallë: “një strofull e banueshme” (mendore dhe më gjerë) nga e cila të përballemi me botën. Këtu, strofulla na është pushtuar. Ne duhet të rivendosim kufijtë, të ndjejmë identitetin tonë. Kështu, nuk do të kemi më nevojë për “like”, për shkak se pjesa më e rëndësishme e jona, është rikthyer të jetojë. Dhe të ndjehesh që je gjallë, është më e rëndësishme se të pëlqehesh.
Sigal