Dilaver Zyko: Të fshehtat dhe të pathënat e jetës së Demir  Zykos

1049
Sigal

Flet i biri i Demir  Zykos,  Çfarë i tha Enver Hoxha, Zihni Sakos në Festivalin e vitit 1973

-Ishte Festivali i vitit 1973. Pasi e këndoi këngën, në darkë Enver Hoxha merë në telefon Zihni Sakon, Drejtor i  Studimeve Folklorike  dhe i thotë,  cila këngë të pëlqeu nga Skrapari?  Unë për momentin u hutova na tregonte Zihni Sako.  Por pastaj i thashë më pëlqeu ajo kënga për kurbetin e kënduar nga Demir Zyko, ai plaku me mustaqe

 Si u zbulua në vitin 1961 -62 si talent

 Athere nuk kishte rrugë Tomorrica. Kishte vetëm rrugë pa rrugë. Vjen një ekspeditë me në krye  Arsen Mustaqin për të mbledhur folklorin e zonës. I sollën me mushka nga zona e Gramshit deri në Gjerbës. Aty Arseni pyeti se kush din këngë të vjetra, kush din gjë a gjëza apo vjersha të hershme popullore. Menjëherë ata që e takuan të parët i thanë për Demirin. Ju lutem ma sillni këtu. Midis të tjerëve isha dhe unë aty afër dhe më thanë ti çoja fjale  babait. Ai ishte i lodhur i mërzitur se i kishte vdekur një shoku i tij dhe nuk kishte kuriozitet të vinte. Pas kësaj e takoi dhe këmbënguli vetë Arseni i cili ja mbushi mendjen për një prove në këngë. Ata kishin marrë dhe një magnetofon të madh të rëndë. Filloi babai ta këndonte ata e incizonin. Kur mbaroi babai ata e kthyen shiritin dhe e vunë ta dëgjonim të pranishmit. Babi u habit, kjo është kënga ime tha. Ju tani ma morët këngën. Ku kishim parë ne atëherë magnetofon. Menjëherë Arseni  tha që ky është një fenomen që ka humbur mes katër malesh. Por do vijë shumë shpejt koha që ky do bëjë emër të madh. Benjamin Kureta ishte përgjegjës i folklorit dhe ai u kujdesua shumë për këngët e tim eti. Në vitin 1968 kur isha unë mësues në Trebel, një fshat afër Dobrenjit, shumë larg me Gjerbesin, më thërrasin në telefon. Më kërkonin nga Komiteti Ekzekutiv i rrethit. Ata më thanë që me urgjencë, nesër nise Demirin për në Çorovodë. Do vijë një automjet i vogël nga ana e jonë dhe në mëngjes herët të jetë gati. Erdha për tërë natën në Gjerbes. E përgatiti për udhëtim nena që e kishte me shume merak. Unë i thashë të niseshim bashkë, por ai s’pranoi. Sa shkoi aty, e nisën direkt për në Lezhë ku bëhej Festivali me trevat e Veriut dhe Shqipërisë së Mesme. Nga jugu u ftua vetëm Demiri me grupin e Skraparit. Ishte 500 vjetori i Skënderbeut. Mbasi mbaroi së kënduari Demiri në Lezhë,  të gjithë shtangën. Atë këngë këndoi, “Mbeç more shokë mbeç”. E përqafoi e gjithë juria. Ishte një çudi për ta. Kur vjen në Skrapar më thotë dola mirë. I thanë që zure vendin e parë por  s’u dhanë çmime direkt.  Ndërsa në Gjirokastër ai bëri akoma më shumë bujë po me këtë këngë. Ishte Festivali i vitit 1973. Pasi e këndoi këngën, në darkë Enver Hoxha merë në telefon Zihni Sakon Drejtor i  Studimeve Folkloroke  dhe i thotë,  cila këngë të pëlqeu nga Skrapari?  Unë për momentin u hutova na tregonte Zihni Sako.  Por pastaj i thashë më pëlqeu ajo kënga për kurbetin e kënduar nga Demir Zyko, ai plaku me mustaqe. Me grumbullo informacion për këngën e tij. Në Plenumin e Lidhjes së Shkrimtarëve në dhjetor 1974, Enver  Hoxha mbajti një fjalim dhe foli gjatë për folklorin. Ai në këtë fjalë tha se duhet të marrim shembull nga Demir Zyko dhe Mehdi Kushe me shokë për këngën “Mbeç more shokë mbeç”, që e ka kënduar me një zë  të rrallë. Pas këtij momenti babanë e vlerësuan jashtëzakonisht shumë. Në fshat dhe në familje filluan të vinin shumë poetë, shkrimtarë, gazetarë dhe operatorë të medias.

 Kujtime dhe  mbresa takimet dhe pritjet me miqtë e shokët e Demirit.

Të marrësh përsipër të shkruash kujtime e mbresa nga takimet e miqve të shokëve dhe të zyrtarëvë është shumë e vështirë sepse duhet shumë saktësi por janë aq shumë sa mund të gabosh dhe mund ti harrojmë persona që nuk duhen harruar kurrë. Demiri ne jetën e tij te përditësomë dhe artistike ka takuar dhe ka mirëpritur poetë, shkrimtarë, gazetare, regjisorë, pushtetarë dhe njerëz të zakonshëm kurioze. Ne do të përpiqemi të freskojmë kujtesën dhe te sjellim para lexuesit takimet dhe mikpritjen ne familje me Ilir Meten, Dritëro Agollin, Xhevahir Spahiun, Endri Kekon, Sabri Godon, Moikom Zeqon, Silvana Bracen, Taip Metanin, Asllan  Musain, Novrus Greven, Luman, Enver dhe Kasem Cakën, Asqeri Jaubellin, Kujtim Lamen, Hasan dhe Nuri Cunin, Shaban Lajthia Enver Naska, Elmaz Puto dhe shumë të tjerë Ka patur takime e kujtime me shumë  politikanë dhe pushtetarë si Haxhi Lleshi,Gogo Nushi e te tjerë. Takimin e parë publik me Dritëro Agollin e ka bërë në festivalin e Gjirokastrës në 1973.Ai ka ardhur mbi 8 herë në shtëpinë e Demirit. Kur vinte me shërbime ne Skrapar asnjëherë  nuk mund te largohej pa ardhur një natë në Gjerbës. Në ato shumë raste po ju tregojmë pak kujtime interesante.

Me Endri Keko

Në një vizitë ka ardhur me Endri Keko, kur realizohej një dokumentar për 30 vjetorin e çlirimit. Pasi mbarua në punë në Çorovod ashtu si ishin te gjithë si ekip erdhën në shtëpi për darkë. Ne darkë kur u shtrua muhabeti dhe ishte pire raki me dolli e ishin kënduar shume këngë ndjeri Endri Keko filloi te mos ndjehej mirë. Familja jone u shqetësua shume dhe sidomos babai,sepse nuk kishte ndodhur kurrë që të na sëmurej miku ne shtëpi dhe ne një muhabet te tillë të bukur. Në këtë moment foli vete Endriu dhe sidomos  Dritëroi që e qetësoi disi situatën me shpjegimin që do të kaloi. Demirit i ngeli merak, nuk fjeti gjumë por ruante me merak për nga dhoma ku flinin miqtë. Në mëngjes por edhe shumë kohë më pas ai pyeste se si është më shëndet dhe a u bë më mirë. Shumë më vonë e morëm përgjigjen e shqetësimit të asaj nate.

Një vizitë e Dritëroit ne familje së bashku me Sabri Godon

 Një  rast tjetër i bukur ka qenë një vizitë e Dritëroit ne familje së bashku me Sabri Godon. Ai po shkruante romani për Ali Pashë Tepelenën ndodheshin me shërbim të dy në Skrapar. Na njoftojnë se do vijë për vizitë Dritëroi me miq. Ne e prisnim me shume kënaqësi dhe u bëmë gati. Kur mbritën pas përshëndetjeve dhe prezantimit të parë, Dritëroi i tha Sabriut që sot do të shikosh një mikpritje tipike në Skrapar. Pasi u bënë urimet e para filloi muhabeti i plotë. Dritëroi e kishte qef muhabetin sipas traditës me këngë, shaka dhe me dolli. Ai nuk kishte nevoje te vendosje rregulla për sasinë e rakisë që duhet të pihej me gota plotë apo sipas qefit. Muhabeti po behej me shaka me te ngacmuar me deshirë njëri tjetrin. Kur pihej dollia Sabriu here e pinte plote dhe herë e pinte pak. Pasi e pa disa here Demiri i tha Dritëroit që ky shoku jot  qenka shkrimtar si ty, por rakinë nuk e pika njësoj me ty. Si gjithmonë Dritëroi e mori në mbrojtje kolegun e tij dhe i tha që ky ka më shumë qef muhabetin dhe këngën se sa rakinë. Dollia dhe kënga vazhdoi deri afër mëngjesit. U ndanë  si miq të vjetër dhe me kujtime të bukura,duke i kërkuar Dritëroit mos u vono herën tjetër.

Përkujtohet 5 vjetori i xha Demirit dhe aventura e Nuri Cunit.

 Një nga takimet e bukura dhe të veçanta është ai i vitit 1997. Ishte një vit i vështirë si e dimë të gjithë. Në këtë vit Demiri mbushte pesë vjete që kishte ndërruar jetë. Nuri Cuni me Bardhi Dyrmishin, Syrja Begollin,Ylli Qafokun dhe Gezim Zylfon kishin krijuar Shoqatën Kulturore Demir Zyko. Nuriu ishte drejtori i Qendrës Kulturore ne Skrapar. Kishte merak që kur ndërroi jetë Demiri lajmi nuk  mundi të transmetohej ne media për arsye objektive. Për kujtim te 5 vjetorit ai vendosi thuajse me veton e tij, që të bëhej një aktivitet ne Gjerbës. U vendos dhe filloi puna.Kjo ishte një aventurë në atë kohë. Që të realizohej kjo duhej të ishin patjetër Dritëro Agolli dhe Xhevahir Spahiu. Grupi i punës u takua me Dritëroi e Xhevon dhe u ra dakord me shumë kënaqësi që aktiviteti të bëhej. Duhej të shkonim të gjithë në Gjerbës.Dritëroi ishte shumë entuziast por na porositi që të bëhëj më bukur duhej që të sigurohej miratimi dhe prezenca e deputetit të zonës Ilir Meta. Për këtë ai i çoi fjalë Ilir Metës, pasi e konfirmoi këtë na porositi që data e përshtatshme është data 10 Tetor.  Këtu filloi një punë e jashtëzakonshme sepse deri ne këto momente nuk ishte organizuar një aktivitet në këto përmasa. Tani është e lehtë. por në atë kohë ishte një aventurë e vërtete. Pas shumë përpjekjeve mbërritëm në ditën e caktuar. Ky aktivitet në Gjerbës pritej me shumë kënaqësi. Nga Tirana mbërritën herët Dritëro Agolli, Ilir Meta, Moikom Zeqo dhe një mik i veçantë për familjen e Demirit, Sadije Agolli. U pritën në familje nga Ferruzeja bashkëshortja e Demirit. Ne prezantim Dritëroi po shikonte përreth dhe i menduar i tha Moikomit. Është hera e parë që vijmë dhe nuk kemi Demirin.U drejtua nga Iliri, Sadija dhe moikomi Ju nuk e imagjinoni si ndjehem pa shokun tim të dollisë dhe këngës. Pas kësaj u bënë vizita në varreza u vazhdua me ekspozitën nga jeta e Demirit. U mbajten fjala e rsatit nga Dritëroi dhe Ilir Meta. Aktiviteti u mbyll me një koncert artistik nga këngëtarët dhe bashkëkohësit e Demirit. Për herë të parë ky aktivitet u filmua. Është një kujtim i bukur në arkiv dhe në një moment të vecantë Do ja bëjmë dhuratë miqëve të vecantë Dritëroit  e Ilir Metës. Aktiviteti u mbyll ne Gjerbës,por vazhdoi ne Çorovodë tek lokali i Kujtim Lames në një ambient të gjelbëruar. Ne mbrëmje para se të fillonte darka, si në gjithë Shqipërinë krisi një breshëri automatiku. Dritëroi e dëgjoi por nuk u shqetësua. Sadija u tmerrua dhe bërtiti cfarë po ndodh, a dëgjon Dritëro. Me një qetësi që e ka vetëm ai u përgjigj. Po përse ke merak moj Sadije. A e dëgjove krismën,kaq ishte prandaj mos ki merak. Moikom Zequa qeshi dhe shënoi dicka në letër.  Ky ishte një takim i fundit me Driteroin në Gjerbës.

Një ftesë për kafe me bisht

 Para se të bëhej festa e 5 Shtatorit ne Skrapar.më thirri në zyrë Asllan Musai.Pasi u përshëndetëm më porositi që kur të mbarojë festa Xha Demirin e Mehdiun i kam ftuar për një kafe me bisht. U bë feste e madhe dhe sipas porosisë  të dy këngëtarët qëndruanë  një ditë më pas.Ai së bashku me Novrus Greven u ulëm tek kafe Verori për kafe.Por kafe i thonë sepse  filloi kafeja me bishtë. Asllani ishte pak pa qef dhe nuk pinte raki por ishte mjeshtër për muhabet dhe dolli.Novrus Greva kishte merak dolline dhe këngën. Duke kënduar u njerëzit u bënë  kurjoze U grumbulluan ne lokal aq shumë sa po mendonin se festa ishte dy ditë.Pasi përfunduanë i përcollën me makinat e tyre një në Potom dhe tjetri në Tomorricë. Ky ishte takimi i fundit me Asllan Musain,sepse ai u nda nga jeta shumë shpejtë. U bë një përcjellje që nuk kishte ndodhur asnjëherë ne Corovodë.U bënë për herë të parë homazhe.Kur kalova pranë trupit mu kujtua kafja me bisht dhe muhabeti tek kafe Verori. Për fatin tim ne vitin 1990 e më vonë kam punuar në ndërmarrjen tregtare me Sadije Musain bashkëshortja tij. Ajo ishte shefe e kuadrit, ishte shumë korrekte.

 Dy pika loti në Zvicër për Xha Demirin.

 Xhevua me poetin e madh Ali Podrimja vete në Malin e Tomorrit për festë në Gusht 1999.Kur ishin te Tyrbja e Abaz Aliut Xhevua i tregoi Aliut fshatin dhe varrin e Xha Demirit.Ai u gëzua dhe i tha që do të më coshë në familje.U takuan me Ferruzenë, gruan e Xha Demirit.Aliu i tha që kur ishja në Zvicër dhe mora vesh pëe vdekjen e Xha Demirit më ranë dy pika loti Prandaj kam ardhur për Kryeshëndosh.Ferruzeja nuk e kuptoi këtë fjalë Kosovare dhe pasi e shpjegoi Xhevua e falëndëroi. U ndanë si dy miq të vjetër me Ali Podrimen. Kur u nda nga jeta Aliu edhe ne familjarëve të Xha Demirit na ranë shumë pika loti sepse ishte miku i Xhevos, familjes tonë.

 Albert Z. ZHOLI