Celine Dion feston 21 vjetorin e martesës me René Angelil

613
Celine Dion ka festuar 21 vjetorin e marteses me burrin e saj René Angelil. Në profilin e saj zyrtar në Instagram, Celine ka postuar një foto të shkrepur në ditën e dasmës së tyrë, 21 vite më parë.
Festa e 21 vjetorit të martesës së saj nuk mund të ketë qënë një festë shumë emocionuese, pasi bashkëshorti i saj Rene është diagnostikuar me kancer prej disa kohësh.
Mësohet se këngëtarja kanadeze kohët e fundit eshte larguar nga Las Vegasi për t’u kujdesur për burrin e saj gjatë trajtimit të tij. Duke folur për jetën e saj familjare në nëntor, 47-vjeçar zbuloi se ajo ka patur disa kohë të vështira në jetën e saj, gjithashtu Celine ka shtuar se nuk i ka humbur shpresat për shërimin e bashkëshotit të saj.
Sigal