Britney Spears: Mu neverit vetja, duhej të ndryshoja

568
Nëse kohët e fundit ju kanë bërë përshtypje format fizike të Britney Spears, nuk do të ishte çudi. Kjo për faktin se këngëtarja ka pranuar tek një mikeshë e saj se ka humbur plot 5,4 kilogramë ne peshë. 
Një burim i afërt me Spears ka treguar për revistën amerikane OK! se që prej muajit prill autorja e hitit “Pretty Girls” është futur në një regjim ekstrem diete dhe fitnesi.
Sipas këtij burimi shkak për këtë vendim të artistes janë bërë disa foto të fotoshopuara gjatë xhirimeve të klipit me Iggy Azalea-n. Tani po e kuptojmë pse Britney dukej aq në formë gjatë paraqitjes së saj në tapetin e kuq të eventit ESPY. Bravo Britney!
Sigal