Katy Perry futet ndërmjet Swift dhe Minaj: Taylor është hipokrite

518
Ylli i muzikës pop sapo futi hundët në zënkën që u bë kryefjalë e ditës së djeshme, atë ndërmjet Taylor Swift dhe Nicki Minaj, dhe duket se ka shumë vrer për të vjellë . Katy e quan Taylor një hipokrite totale, pasi kjo e fundit akuzoi Nicki Minaj që po hedh baltë mbi një femër.
TMZ bën me dije se Perry nuk ndalet këtu, madje ajo mendon që është histerik fakti që Swift i thotë Nicki-t “Nuk është në natyrën tënde t’i nxisësh femrat kundër njëra-tjetrës”. Sipas Katy-t bukuroshja 25 vjeçare duhet të jetë duke u tallur, ndryshe për çfarë e publikoi këngën Bad Blood? A nuk ishte ndërtuar e gjitha ajo mbi një sherr ndërmjet femrash?
Nicki e vuri re tweet-in e Katy Perry dhe e listoi si favorite. Taylor do bënte mirë të thërriste përforcime.
Sigal