Batty Cantrell shpallet Miss America

547
Quhet Betty Cantrell vajza që është kurorëzuar me titullin Miss America. Modelja 21-vjeçare me origjinë nga Warner Robins, e shpallur Miss Georgia më përpara, ka fituar fashën e çmimit më të lakmueshëm nga vajzat në Amerikë.
“Jam akoma e shokuar, nuk di çfarë të them tjetër përveç se faleminderit”, – ka thënë ajo menjëherë pas kurorëzimit. Gjatë mbrëmjes së spektaklit, është regjistruar rikthimi i një modeleje të kurorëzuar në vitin 1984, por që u detyrua të dorëhiqej për shkak të një shërbimi fotografik ku shfaqej nudo. Vanesa Williams është shfaqur në transmetim dhe producenti i spektaklit Sam Haskell, ka thënë : “Kërkoj falje për atë që është thënë dhe bërë. Mirë se u ktheve Vanesa!”.
Sigal