Duke filluar nga 47 vjet më parë, që me dramën e parë kur isha 23 vjeç, me trupën e teatrit “Aleksandër Moisiu” të qytetit tim njoha emocionin e paharruar të 13 premierave. Mirënjohës për të gjithë ata që i dhanë jetë krijimeve të mia, mirënjohës për spektatorin që më dhuroi duartrokitje.
-Shokë lufte. Regjisor Haxhi Rama 1976
-Të jesh 20 vjeç. Regjisor Haxhi Rama 1978
-Ftesë për gjyq. Regjisor Ali Bega 1985
-Këngë dashurie me korba. Regjisor Haxhi Rama. 1996
Çmimi Aleksandër Moisiu “Drama me e mirë” në festivalin mbarëkombëtar në Tiranë.
-Qyteti pa dashuri. Regjisor Serafin Fanku. 1999
-Hotel Ballkan. Regjisore Driada Dervishi.
-Ne të gjithë kënduam Margheritën. Regjisor Hervin Çuli. 2006
-Udhëtimi pa vizë i një alieni. Regjisor Hervin Çuli. 2010
-Heronjtë e Viagrës. Regjisor Bashkim Hoxha. 2013
-Këtu vallzohet me hijet. Regjisor Bashkim Hoxha. 2015
-Romancë në ditën e krimit. Regjisore Adelina Muça. 2017
-Rrno për me tregue. Regjisore Adelina Muça
-Askushi. Regjisor Bashkim Hoxha 2019
Çmimi “Drama me e mirë” në festivalin e dramës shqipe në Gjilan.