Ariot Myrtaj: “Arti i bukur shqiptar duhet të kalojë oqeanin”

519
Sigal

Intervista/ Aktori dhe producenti shqiptaro –amerikan Ariot Myrtaj flet për festivalin e filmit që do të mbahet në Nju Jork

Ariot Myrtaj është një artist i ri shqiptar, i cili jeton dhe punon prej vitesh në Nju Jork. Aktualisht ai është duke drejtuar dhe organizuar një festival të rëndësishëm të filmit në Nju Jurk, Festivali Shqipatr I Filmit, i cili fton dhe mbledh të gjithë artistët e regjisorët shqiptarë të tregojnë talentin e tyre para publikut amerikan, dhe jo vetëm. Arsyeja dhe vazhdimi I zhvillimit të këtij festivali ka qenë gjithmonë promovimi I artit dhe talenteve shqiptare atje përtej oqeanit, në Amerikë. Dhe sigurisht që ky festival ia ka dal synimit të tij. Në këtë intervistë Arioti na tregon se kush mund të jetë pjesë e këtij eventi dhe kriteret që duhet të plotësojnë të gjithë të interesuarit.

 Amerikë, për të gjithë lexuesit e Telegraf?

Unë jam nga Prishtina dhe kam mbi një dekadë që jetoj në Nju Jork. Jam aktor dhe regjisor. Këto vitet e fundit kam qenë më shumë i angazhuar me kinematografinë dhe teatrin e pavarur të Nju Jorkut. Studimet e fundit që kam përfunduar kanë qenë tek shkolla “Maggie Flanigan Studios”, ku studiova teknikën e famshme të Meisnerit  (Meisner technique).

-Aktualisht ju jeni organizator dhe themelues i Festivalit të Filmit Shqiptar, që do tëmbahet në2-9 Tetor në Nju Jork. Si nisi ky projekt? Cili ka qenë dhe është vizioni juaj për të?

Festivali i Filmit Shqiptar do të mbahet më 2-9 tetor në Nju Jork, dhe 11-12 tetor në Boston (viti i parë në Boston).
Ky projekt nisI në vitin 2012 për nder, krenari dhe mirëqenie të 100-Vjetorit të pavarsisë së shtetit shqiptar. Vitin fillestar, me plot guxim, ne vendosëm të shfaqnim 100 filma shqiptarë të të gjitha kohëve të kinematografisë shqiptare.
Duke jetuar, punuar dhe frymëzuar me art Nju Jorkun, artin botëror, shpeshherë kisha mendimin pse ne shqiptarët nuk kemi festival të filmit këtu në Nju Jork, duke qenë se kemi një komunitet mjaft të pasur shqiptar. Dhe mënyra më e lehtë dhe më e shpejtë që të informosh një njëri të huaj me artin dhe kulturën shqiptare është kinematografia!
Këte e kam vënë re tek komunitetet e tjera dhe menjëherë jam angazhuar që kjo të bëhet e mundur edhe për ne. Vizioni im për festivalin ka qenë, dhe është, që t’i informojmë të huajt për shqiptarët dhe historinë tonë. Të krijojmë lidhje mes artistëve shqiptarë dhe të huaj, këtu dhe atje, dhe t’i inspirojmë e motivojmë artistët që të vazhdojnë të krijojnë punë me vlera të mëdha artistike botërore, ku t’ju jepet mundësia që t’i shfaqin në Amerikë!

 -A mund të na tregoni se kush mund të bëhet pjesë e këtij festivali? Cilat janë kushtet e aplikimit për të gjithë artistët?

Pjesë e festivalit mund të bëhen të gjithë regjisorët shqiptarë, kudo që janë anë a mbanë botës, po ashtu edhe regjisorë/producentë të huaj, por vetëm në rastet kur tematika e filmit ka në qendër shqiptarët. Kjo nuk i perjashton ato filma që kanë aktorë, regjisorë, apo skenaristë shqiptarë me tema të huaja! Në përgjithësi ne mundohemi në maksimum që të promovojmë talentin artistik shqiptar nëpër botë.

 -Sa ka kontribuar deri tani në promovimin e artistëve Shqiptarë ky festival?

Deri më tani kemi pasur shumë lajme të mira dhe pozitive, si prej komunitetit shqiptaro- amerikan, po ashtu edhe të huaj. Mbasi shumica e shqiptarëve jeton në pjesën lindore të Amerikës, komunitetet e tjera shqiptare na kanë kontaktuar që të mbajmë festivalin e filmit edhe në qytetet e tyre, si Dallas, Detroit, Çikago etj..
Festivali i filmit u jep mundësi talenteve tona artistike që të shihen edhe përtej oqeanit, që në të ardhmen e afërt këto talente të blihen nga talente të tjera amerikane për bashkëpunime të ndryshme artistike.

-Sa e lehtë apo e vështirë është për komunitetin shqiptaro-amerikan tëmerret me aktrim dhe regjisurë në SHBA?

Nuk është e lehtë të them të drejtën. Kjo ndodh sepse nuk kemi përkrahje shtetërore këtu, e vetëm kompani të ndryshme private. Edhe pse ne artistët i kemi disa mundësi, konkurrenca e lartë bën të vetën. Prandaj edhe quhet ëndrra amerikane!
Dita ditës ne, artistëve shqiptarë, na jepet mundësia që t’i tregojmë audiencës së Nju Jorkut talentin tonë, duke bashkëpunuar nëpër projekte të ndyshme artistike si: teatër, TV, film dhe programe të tjera kulturore.

-Çfarë mendoni ju për artin në Shqipëri dhe specifikisht për filmat e prodhuar këto vitet e fundit?

Duke e krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit, mendoj që ka ngecur pak mbrapa. Këtë e them mbasi shoh se si shtetet e tjera prodhojne dhe perkrahin artin e tyre, ashtu si Rumania, Bosnja e Turqia. E shoh këtu në Nju Jork gjatë festivaleve të tyre, që kanë mbi 10 vjet që i organizojnë, se sa shumë e përkrahin artin e kulturën e tyre. Ne nuk jemi larg, por besoj që me më shumë pune mund t’ia tejkalojmë. Na duhet mbështetje prej çdokujt, përkrahje internacionale, të përkrahim artin sa më shumë, sepse pa art jeta është e zbrazët!

 -Cilat janëplanet e tua për tëardhmen e afërt? 

Së bashku me ekipin tonë kreativ e të palodhshëm, duke bashkëpunuar me organizata e shoqata të tjera shqiptare, dhe me universitete të ndryshme të filmit në Nju Jork, ne do të punojmë ditë e natë që festivali i filmit shqiptar, në Nju Jork e Boston, të shëndrisi e të ketë sukses 10 herë më shumë se sa ai i vitit të kaluar.