Angelina Jolie: Shpresoj që fëmijët e mi të mos bëhen aktorë

800
Angelina Jolie mund të vijë nga një familje aktorësh, por ajo nuk dëshiron që fëmijët të ndjekin hapat e saj. 40-vjeçarja ka rrëfyer në një intervistë se ajo dhe bashkëshorti i saj Brad Pitt nuk janë kundër që fëmijët e tyre të bëhen pjesë e Hollywood, por fillimisht duhet që ata të kenë bërë diçka tjetër në jetë.
“Shpresoj që jo”, tha Angelina duke qeshur, kur u pyet nëse fëmijët e saj, të cilët kanë role në filmin Kung Fu Panda, do të bëheshin aktorë. “Ne e kemi thënë gjithmonë që shpresojmë që të bëjnë diçka tjetër para se të bëhen aktorë”, ka thënë aktorja 40-vjeçare.
Sigal