Anastas Byku, “Mësues, publicist dhe ideolog i Rilindjes Kombëtare”

2196
Nga Miltiadh M. MUÇI
Lindi në fshatin Lekël të Tepelenës në vitin 1830. Të afërm të familjes dhe të fisit Byku, shërbenin si nëpunës të administratës së Portës së Lartë. Një pjesë të mirë të të ardhurave të tyre i përdorën për zhvillimin ekonomiko-kulturor dhe social të Leklit. Në vitet ’60-të të shekullit XIX ndodhej në Lamia të Greqisë, ku me interesimin e veçantë dhe mbështetjen financiare të bamirësit labovit Vangjel Zhapa, botoi në shqip dhe greqisht gazetën me titull “Pellazgët”. Në këtë periudhë veprimtaria e Anastasit u përqendrua në arsim dhe sidomos në gazetari, në dy fusha të rëndësishme për një popull që s’ kishte të drejtë të mësonte gjuhën e nënës, të mos e shkruante atë, sepse i kishte të ndaluara nga pushtuesi turk. Aktivizohet në shoqatën me emrin e “Lord Bajron”, në Greqi. Gazeta “Pellazgu”, që e filloi jetën si e përjavshme politike dhe shoqërore në 6 Janar 1860, mund të thuhet se i kushtohej krejtësisht çështjes shqiptare. Në këtë gazetë bashkëpunonin shumë patriotë shqiptarë si V. Zhapa, Th. Mitko, A. Armodhi, P. Cale, P. Petridhi etj. Vangjel Zhapa pronar i gazetës dhe Anastas Byku drejtor i saj, e shtronin botimin e një gazete shqiptare si një mundësi më shumë për të pasqyruar dhe orientuar në drejtimin e duhur polemikën e zjarrtë, që zhvillohej në gjirin e inteligjencies kombëtare shqiptare, në fund të viteve ’50 të shekullit XIX, në Shqipëri dhe diasporë. Kjo polemikë na lejon të nxjerrim edhe përfundimin, se tashmë ishte duke u kristalizuar platforma politike e duhur, e cila u bë baza e veprimtarisë së Lëvizjes Kombëtare Shqiptare Thimi Mitko, në një letër botuar tek “Pellazgu” e porosiste Anastas Bykun, të mbante lidhje me shqiptarët e Vllahisë nëpërmjet “patriotëve në Kostandinopojë”. 

Akademiku Aleks Buda, në kumtesën për gazetën Pellazgët dhe botuesin e saj Anastas Byky, do të shprehet: ”…ndryshe nga revista e De Radës, që botohej në atë kohë në Itali, Anastas Byku në gazetën Pellazgët trajton çështjet kombëtare të gjuhës, të arsimit dhe pavarësisë nga sundimi turk.”

Gjuhëtari e studiuesi i njohur Xhevat Lloshi, ka shkruar: “…Botimin e gazetës politike dhe shoqërore me titull “Pellazgët”, Anastas Byku ia kushtoi tërësisht luftës për gjuhën dhe kulturën kombëtare”.

Në Enciklopedinë e Shqipërisë, për vlerat e veprimtarinë e rilindësit tepelenas Anastas Byku, midis të tjerash, shkruhet se: “…patrioti i shquar Anastas Byku, një luftëtar i zjarrtë i Rilindjes, me punën dhe fjalën e tij të ëmbël, kërkonte si edhe rilindësit e tjerë, rrugët e pavarësisë së Shqipërisë mëmë”. 

Në vitet e fundit, Këshilli i Qarkut Gjirokastër i ka dhënë titullin: “Patriot i Shquar”, ndërsa Këshilli Bashkiak i Qytetit të Tiranës, i ka vendosur një rruge të Kryeqytetit emrin 


Sigal