41-vjeçarja më e famshme tregon sekretin e rinisë së përjetshme

638
Me siguri edhe ju ashtu si ne keni parë të qarkullojnë kudo nëpër internet foto të kësaj vajzës së quajtur Lure Hsu, për të vetmen arsye sepse ajo i bën të 41-tat e saj të duken si 12. Dhe nuk po e ekzagjerojmë!Ka një trup fantastik, lëkurë pa asnjë shenjë moshe dhe një kokë plot me flokë dhe e përsërisim: është 41 vjeç. Në fakt dhe pak mbush 42. E dimë çfarë po mendoni, si ia bën?Menaxherja e arredimeve të brendshme nuk pi nga ndonjë ‘shatërvan rinie’, ajo bën të njëjtat gjëra që i kemi dëgjuar 1001 herë kurdo hapet tema e kujdesit ndaj vetes. Në një intervistë të zhvilluar në 2015-tën Lure rrëfeu gjithë sekretet e saj.
“Hidratimi është kaq i rëndësishëm. Shenjat e moshës, rrudhat dhe të gjitha poblemet e tjera të lëkurës, hidratimi mund t’i reduktojë. Për të patur një lëkurë të shëndetshme, dielli është i rëndësishëm, por jo ekspozimi i tepërt në diell, veçanërisht në verë.”Ajo i mëshoi gjithashtu edhe rëndësisë së përdorimit të kremit me faktorë mbrojtës ndaj diellit. Dhe dieta e saj është KAQ e dëgjuar. Pi shumë ujë. Kafe të zezë çdo mëngjes, nuk konsumon pije me sheqer dhe ha shumë fruta dhe perime, nuk ha shumë mish dhe ushtrohet shumë. Por mund të jetë dhe gjenetike. Nuk ju sigurojmë asgjë edhe nëse provoni rutinën e saj. Do jeni një version më i ri i vetes, po kurrsesi të ngjani si 12 vjeç.

Sigal