“DERË E HAPUR” SHKON NË OSCARS 2021

706
Sigal

Me regji nga Florenc Papas, “Derë e hapur” është filmi përfaqësues i Shqipërisë për “Oscars 2021”. Lajmin e bën me dije vetë regjisori, përmes një postimi në “Facebook”.

“Falemnderit dhe urime të gjithëve” –  ka shkruar ai për filmin që pati premierën botërore, në Festivalin e Filmit në Sarajevë.

“Derë e hapur” ka në qendër tri personazhe. Dy motrat Rudina dhe Elma, me djalin 5-vjeçar të Rudinës. Rolet e tjera janë episodike në film, por të rëndësishme përgjatë udhëtimit të tri personazheve kryesore. Filmi i vendos ngjarjet në ditët tona, ndërsa ato zhvillohen mes Tiranës, Kërrabës, Përrenjasit dhe fshatit Lin, në Pogradec.