Shehu: Emërimi i gjyqtares Barrett në Gjykatën Supreme zgjedhje me rëndësi jo vetëm për SHBA

293
Sigal

Presidenti Trump emëron gjyqtare në Gjykatën Supreme Amy Coney Barrett. Ish deputeti i PD-së, Tritan SHEHUka përshëndetur këtë vendim. Ai shprehet:

“Duhet pershendetur konfirmimi nga Senati i Amy Coney Barrett si antare e Gjykates Supreme te ShBA.
Kjo zgjedhje eshte e rendesishme jo vetem per ShBA, por shume me gjere per vete faktin e mesazheve te rendesishme qe ai vend rrezaton ne Rruzull, mesazhe keto ne mbrojtje te vlerave.
Dhe Zj.Barrett jo thjesht si e djathte konservatore spikat pikerisht per perpjekjet e saj ne ate vend demokratik, ku ka balanca e ekuilibra te forta pushtetesh, si nje personalitet i vendosur ne mbrojtje te te drejtave reale te grave, e pare kjo ne kontekstin e vlerave universale te njerezimit e familjes, larg spekullimeve populiste e majtise.
Shume e rendesishme kjo zgjedhje ne ate Gjykate edhe per disa vendime ne pritje duke filluar qe nga ceshtjet e abortit, familjes, adoptimeve, droges etj, ceshtje per te cilat Zj. Barrett ka treguar gjithmone nje konseguence ne anen e vlerave, por dhe per cfare mund te paraqiten ne te ardhmen si projekte per tu implementuar ne ShBA.
Dhe pa dyshim te tilla vendime e qendrime nuk jane te rendesishme vetem per ShBA, por duke pranuar rolin lider te atij vendi ne Bote, marrin nje rendesi shume me te madhe”.