Një vatër e re zjarri sapo është shfaqur në Manati të Lezhës.
Raportohet se zjarri po përhapet me shpejtësi ndihmuar edhe nga era e madhe që fryn.
Zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të bërë të mundur shuarjen.
Paraprakisht dyshohet të jetë zjarrvënie e qëllimshme.