Zjarr masiv në zonën e Salarisë në Tepelenë, ndërhyrja e vështirë për shkak të terrenit

305
Sigal

Një zjarr masiv ka rënë në zonën e Salarisë në Tepelenë. Raportohet se ndërhyrja e zjarrfikëseve është bërë e vështirë, për shkak të terrenit.

Ka dyshime se zjarri ka përfshirë edhe kullota të tëra në këtë zonë.

Kujtojmë se zjarret janë kthyer në një problem për vendin tonë, sidomos në këtë periudhë.

Hektarë të tëra janë djegur nga flakët e mëdha, duke djegur pyje e kullota, nga veriu në jug.