Zhduket bariu nga Finiqi, policia “në këmbë” për të gjetur 69-vjeçarin

84
Sigal

Një 69-vjeçar nga fshati Dhivër i bashkisë së Finiqit, Taqi Bërxulla, ka humbur kontaktet me familjen e tij.

Denoncimi është bërë mbrëmjen e sotme nga familjarët e tij në Komisariatin e Policisë Sarandë, ndërsa kanë deklaruar se 69-vjeçari kishte dalë për të kullotur bagëtitë, por në mbrëmje bagëtitë janë kthyer në shtëpi pa bariun.

Të shqetësuar familjarët kanë pyetur fqinjët dhe barinj të tjerë nëse e kishin parë njeriun e tyre, por askush nuk ka pasur kontakt me të.

Aktualisht banorë të fshatit Dhivër, të ndihmuar edhe nga shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses së Finiqit po krehin zonën e kullotës në Dhivër në kërkim të 69 vjeçarit.