Zbardhet ekspertiza, 20 plumba mbi trupin e ish-shefit të krimeve

565
Një atentat mafioz ka ndodhur mesditën e sotme ku dy persona janë qëlluar për vdekje me 50 plumba në autostradën Tiranë-Durrës. Viktima mbetën ish-shefi i Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Tiranës Ervin Dalipaj, i akuzuar për vrasjen e Gazmend Çollakut si dhe Juxhin Dauti, i akuzuar për një vrasje në Vlorë në vitin 2012.
Mësohet se në shënjestër ka qenë pikërisht Ervin Dalipaj, i cili po drejtonte mjetin tip “Audi A8”. Makina ku ndodheshin dy viktimat po ndiqej nga nje mjet tjetër, që i ka arritur, dhe ka qëlluar me automatik. Plumbat e parë nuk e kanë kapur ish-shefin e Krimit Ekonomik i cili i ka dhënë më shumë gaz makinës për të shpëtuar nga atentatorët por këta të fundit s’kanë hequr dorë.
Ata kanë arritur sërish makinën e Dalipajt dhe i kanë qëlluar me plumba breshëri duke u siguruar për vdekjen e ish-komisarit . Mjeti i Dalipajt që po udhëtonte me shumë shpejtësi ka dalë nga rruga dytësore në autostradë dhe ka rrëshkitur nga një lartësi 20 metra.
Sipas ekspertizës, drejt makinës është qëlluar me 50 plumba automatiku dhe pjesa më e madhe e plumbave është derdhur në drejtim të shoferit. Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, në trupin e Dalipajt janë gjetur 20 plumba kallashnikovi, pjesa më e madhe në kokë dhe në kraharor.
Mjeti “Audi A8” po kqyret nga zyrtarët dhe ekspertët e policisë së Durrësit.
Sigal