Këto janë arsyet pse aeroplanët e udhëtarëve fluturojnë aq lart

1850
A keni menduar ndonjëherë pse aeroplanët fluturojnë aq lart?
Lartësia në të cilën fluturon shumica e aeroplanëve është 10.000 metra, ndërsa te fluturimet vlen rregulli – sa më lart aq më mirë.
Në fakt, një nga arsyet kryesore pse aeroplanët fluturojnë aq lart është se në shtresat më të larta të ajrit atmosfera është më e rrallë, duke e bërë fluturimin më të lehtë, më të shpejtë dhe më ekonomik.
Lartësia ideale shkon nga 10 deri në 13 mijë metra. Më lart se kaq ka mungesë të oksigjenit për të mundësuar djegien e brendshme në motorë, ndërsa në lartësi të ulëta rezistenca e ajrit është më e lartë.
Teorikisht, në aspektin e energjisë, më efektiv do të ishte që aeroplani të ishte në ngjitje të vazhdueshme në lartësi mbidetare, se sa të mbahet në, le të themi, 10.000 metra, pasi pesha e avionit zvogëlohet për shkak të shpenzimit të karburantit dhe të ajrit të rralluar.
“Çdo avion ka një lartësi optimale të fluturimit”, shpjegon Peter Terry, i cili tashmë ka përvojë 30 vjeçare si pilot në fluturime komerciale.
“Concorde ka fluturuar në lartësi shumë më të larta – nga 15 deri në 18 mijë metra, ku nuk ka mundur asnjë avion tjetër”, tha ai.
Në lartësi të tilla fluturaket i shmangin edhe përkeqësimet e motit. Troposfera, përkatësisht shtresa atmosferike më e afërt në tokë, shënon fenomnet më të shumta meteorologjike, prandaj aeroplani përshtatet më së miri në stratosferë.
Në pjesët e sipërme të atmosferës poashtu shmangen fluturaket e tjera, të tilla si helikopterët dhe aeroplanët e lehtë, zogjtë dhe insektet.
Përveç kësaj, avantazhi i fluturimit të lartë është se në një lartësi prej 13.000 metrash, në rast të dështimit, piloti ka më shumë kohë për të zgjidhur problemin. Kjo mund të tingëllojë e palogjikshme, por ekziston mundësia që avioni të ulë në mënyrë të sigurt, edhe në qoftë se dështojnë të dy motorët.
Sigal