Vret veten modelja 24-vjeçare, prindërit donin ta martonin me forcë

468
Modelja myslimane gjendet e varur mëngjesin e së dielës. 24 vjeçarja “ishte fejuar” më forcë nga prindërit e saj dhe duke mos dashur të martohej ajo ka varur veten. Sipas mediave britanike ajo ka pasur probleme të shumta në jetën e saj personale. Nadia Menaz prej kohësh ka qenë në gjyq me prindërit dhe tre vëllezërit e saj, pasi ata kanë dashur që ta martojnë me dhunë vajzën e tyre.

Nadia u martua në vitin 2011 në një ceremoni Islame me dëshirën e saj dhe prej asaj peridhe jetonte në Manchester me bashkëshortin dhe vajzën e saj, por prindërit kundërshonin këtë martesë. Ndërkohë babai i saj kishte gjetur një tjetër bashkëshort për vajzën e tij. Megjithatë, ai thotë se bashkëshorti i vajzës së saj ka ushtruar dhunë fizike vazhdimisht tek ajo dhe nuk mendon se ajo e ka vrarë veten por se është një vrasje. 
Sigal