Vrau dy shqiptarët dajë e nip, burg përjetë për italianin

437
Autoritetet në Milano kanë vënë në pranga Maurizio Archinito, një 25 – vjeçar italian i dënuar më burgim të përjetshëm, për vrasjen e dyfishtë të dy shqiptarëve, Alban Medha 51 – vjeç dhe Ndue Bruka, 27 – vjeç, dajë e nip.
Ngjarja në fjalë ndodhi në Nëntor të vitit 2016 -të, në Abbiategrasso të Milanos.
Sipas agjencisë së lajmeve ANSA, gjykata doli në konkluzionin se Archinito dhe vëllai i tij Mattia i qëlluan dy shqiptarët për vdekje, si hakmarrje për një vjedhje në banesë dhe konfliktet që lidheshin me shpërndarjen e drogës në zonë.Mattia Archinito, vëllai i vogël, e ka kishte kishte pranuar krimin dhe ishte dënuar po ashtu me burgim të përjetshëm, masë kjo e konfirmuar nga gjykata e Apelit.
Maurizio Archinito fillimisht u lirua për mos kryerje të krimit, por vendimi i Apelit ka përmbysur verdiktin dhe agjentët e Antikrimit kanë ekzekutuar këtë të martë dënimin.

Sigal