Vrau bashkëshorten në Itali, merr fund arratisja e shqiptarit, dorëzohet në polici

99
Sigal

Avni Meçja, shqiptari i cili vrau gruan e tij rumune në Itali është dorëzuar në polici. Shtetësja rumune, Alexandra Elena Mocanu, u gjet e pajetë në banesën në viale Trieste 42, teksa ishte e mbështjellë me një batanije.

Në mediat vendase më herët u tha se shqiptair ishte i dyshuari kryesor pasi kishte marrë në telefon të afërmit dhe u kishte thënë se do të arratisej se do të shpallej në kërkim.

Kjo telefonatë e tij erdhi pas një postimi që ai kishte bërë në rrjetet sociale ku kërkoi falje për vrasjen e gruaj së tij.

Ndërkohë që duke iu referuar dëshmive të fqinjëve, mediat vendase thonë se ka pasur disa zënka mes shqiptarit dhe gruas së tij e cila punonte si banakiere në një lokal.