Vrasja në ish-Bllok/ Gruaja e viktimës në gjendje shoku

448
Shpresa Kurti, bashkëshortja e viktimës, njëkohësisht nëna e motra e dy të arrestuarve për vrasjen e Artur Kurtit, ende nuk është marrë në pyetje nga Policia. Shpresa, e cila është drejtoreshë e filialit të një banke të nivelit të dytë, është dëshmitarja kryesore e krimit në familje që ndodhi të hënën mbrëma. Duke qenë e pranishme në momentin që ndodhi krimi, ajo ka kaluar një traumë të rëndë dhe gjatë gjithë kohës, edhe dje, ka qenë nën kujdesin e mjekëve. Burime nga Policia thanë se ajo ndodhet ende në gjendje shoku dhe ka qenë e pamundur që të merren deklarimet e saj rreth ngjarjes, për shkak të gjendjes së rënduar emocionale. Edhe një psikologe e Policisë së Tiranës është paraqitur dje për të parë nga afër gjendjen e dëshmitares dhe sipas saj, përfshirja në këtë histori duket se e ka bërë të ndihet përgjegjëse për atë që ka ndodhur.
Sigal