Një vrasje ka ndodhur mesditën e sotme në Durrës.
Fillimisht u njoftua për një person të plagosur në Durrës, por burime nga policia thanë se personi që është qëlluar, ka ndërruar jetë.
Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në lagjen numër 18 të qytetit bregdetar.
Personi që fillimisht mbeti i plagosur është në sallën e operacionit në spitalin e Durrësit, por ka ndërruar jetë.
Burime nga policia thanë se personi i vrarë është me inicialet F. B., rreth 40 vjeç