Vrasësi i ekstraduar nga Anglia, Kaza: Po shkelni të drejtat e njeriut, ja pse i vrava 2 vëllezër

565
Martin Kaza është ekstraduar nga Britania e Madhe në Shqipëri, pasi është dënuar në mungesë me 22 vite burg për vrasjen e dy vëllezërve në Mirditë në vitin 1995. 46-vjeçari nga Lezha është arrestuar në Londër në muajin qershor të vitit 2016.
Ai jetonte në Britani të Madhe që prej vitit 2001. Disa vite pasi vrau vëllezërit Agustin dhe Dod Gjini, 46-vjeçari u arratis drejt Anglisë për të kërkuar azil, duke pretenduar se ishte refugjat lufte nga Kosova. Ai përdorte identitetin e rremë Naim Karagjia, përcjell albinfo.ch.
Pasi mbërriti në Britani, në vitin 2008 Kaza u martua me zonjën Majlinda Dule. Ai është baba i tre fëmijëve të lindur në Britani të Madhe. Ai bënte punë të ndryshme në restorante, autolarje dhe punonte në ndërtim.
Pas arrestimit të tij nga autoritetet angleze me qëllim ekstradimin në Shqipëri, avokati i 46-vjeçarit apeloi çështjen në Gjykatën e Lartë angleze. Procesi gjyqësor për ekstradimin e tij drejt vendit tonë zgjati 10 muaj.
Gjatë seancave gjyqësore, Kaza ishte shprehur se ekstradimi i tij nga Anglia ku kishte punuar për 18 vite, shkelte të drejtat e njeriut dhe ishte i pajustifikuar.
Po ashtu, ai i tregoi gjykatës se për t’iu shmangur familjes Gjini me të cilën ishte në hasmëri, pasi në 1994 ata i kishin vrarë vëllain Ndue Kaza, oficer policie, ai ishte fshehur në Greqi.
Sigal