Vra.sja e 48 vjeçarit në Kavajë, policia 10 mijë euro shpërblim për informatorin

87
Sigal

Pak orë pas vrasjes së Arjan Gosës me një plumb në kokë teksa pinte kafe me babain e tij në lokal, policia ka identifikuar autorin e dyshuar të ngjarjes. Sipas policisë, Habib Rexha është autori i dyshuar.
Ajo ka ngritur grupe kontrolli në të gjitha akset kryesore të vendit. Ndërkohë në njoftimin zyrtar shkruan se jep 10 mijë euro shpërblim për këdo që jep informacion për autorin e dyshuar.
Njoftimi
Informacion shtesë në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e sotme në një lokal, në Kavajë.

Identifikohet autori i dyshuar i vrasjes së shtetasit A. G.

Në vijim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor, pas këqyrjes së pamjeve filmike dhe verifikimeve të kryera, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit A. G., i cili është shtetasi Habib Rexha, 31 vjeç.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 10000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit. Policia e Shtetit vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 069 84 59999, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.