Vra.sja në Kavajë, policia identifikon autorin/ FOTO

118
Sigal

Identifikohet autori i dyshuar i vrasjes së Kavajë. Ai është Habib Rexha, 31 vjeç.

Arian Gosa, 47 vjeç, është personi i cili u vra me armë zjarri këtë pasdite në Kavajë. Krimi, sipas hetimeve, ka ndodhur për motive hakmarrje.

Sipas hetimeve të deritanishme, viktima ishte ulur në një lokal me të atin pranë shkollës “24 Maji” kur është qëlluar me plumb në kokë nga një person me kapele.

Persona të tjerë ndodheshin në lokal kur ndodhi vrasja, të cilët janë marrë në pyetje nga policia.

Arian Gosa

“Rreth orës 18.30, në lagjen Nr. 1, në Kavajë, në një lokal, një person ende i paidentifikuar ka vrarë me armë zjarri pistoletë shtetasin A.G. Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet hetimore për sekuestrimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit. Paraprakisht nga të dhënat e grumbulluara dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrje”, njofton policia.

Arian Gosa është vëllai i Edmond Gosës, i cili u vra më 29 Mars, gjatë një konflikti po në Kavajë dhe sipas hetimeve, krimi ka lidhje me këtë ngjarje.

Edmond Gosa i cili njihej edhe me emrin Armand Gosa mbeti i vrarë pas një konflikti me Sali Rexhën, i njohur po ashtu me emrin Altin Rexha. Ngjarja në fjalë ndodhi në një lokal dhe dy 43-vjeçarët vranë njëri-tjetrin. Gosa e goditi me thikë, ndërsa Rexha e qëlloi me armë.

Edmond Gosa (majtas) dhe Sali Rexha (djathtas)

Sherri mes palëve kishte nisur në verën e vitit 2022 në një lokal në Kavajë. Sipas hetimeve, Armand Gosa kishte ofenduar Rexhën me origjinë duke i thënë se “malokët nuk kanë punë në Kavajë”. Prej atij momenti, Rexha dyshohet se kishte marrë një armë pa leje dhe e mbante për vetëmbrojtje.

Si autor të vrasjes së sotme, policia ka shpallur në kërkim vëllanë e Sali Rexhës, Habib Rexha, 31 vjeç.

Habib Rexha

Pas vrasjes së të vëllait Arjan Gosa ishte kthyer nga Italia dhe raportohet se nuk është larguar më deri në mbrëmjen e sotme.

Vëllezërit Gosa janë përfshirë dhe në një vrasje tjetër 11 vite më parë.

Sipas dosjes së prokurorisë për ngjarjen: “Më datë 20.11.2012, ora 09.45 minuta, në Lagjen Nr.2, Kavajë, dy vëllezërit Arian Gosa dhe Armand Gosa, pas një grindjeje që njeri prej tyre dhe pikërisht Arian Gosa kishte patur një ditë më parë me të dëmtuarin Gentian Gjuzi për motive të dobëta rrugaçërie, janë konfrontuar përsëri me këtë shtetas, në momentin kur ai po dilte nga një dyqan”.

Në grindje e sipër, sipas deklarimeve të dëshmitarëve okular, të dy vëllezërit Arian dhe Armand Gosa kanë nxjerrë të dy nga një thikë nga xhepat e xhupave të tyre dhe me to kanë goditur të dëmtuarin Gentian Gjuzi në pjesë të ndryshme të trupit duke i shkaktuar dëmtime serioze për jetën.

Këtë të fundit e kanë kanë trasportuar në gjendje të rëndë për trajtim mjeksor të specializuar në Spitalin Ushtarak Tiranë, ku ka humur jetën më pas.

Të dy u dënuan nga gjykata e Kavajës për ngjarjen.