Vra.në babë e bir në Elbasan, GJKKO dënon me burg përjetë Ardjan dhe Florenc Çapjan

89
Sigal

Burg përjetë për Ardjan dhe Florenc Çapjan, të cilët akuzohen për vrasjen e babë e bir në Elbasan, Nezir dhe Gentian Beqirit në vitin 2012. Po ashtu, i njëjti dënim është dhënë nga Gjykata e Posaçme dhe për Olsi Lekun.

Florenc Capja është në kërkim nga drejtësia shqiptare pasi akuzohet si porositës për vrasjen e at e bir, ndërsa xhaxhai i tij Ardian Çapja ndodhet pas hekurave.

Gentian Beqiri u qëllua për vdekje më 15 gusht 2012 në banesën e tij kur ndodhej në ruajtje nga policia në gjendjen e “arrestit të shtëpisë”. Beqiri ishte dënuar si i implikuar në vrasjen e biznesmenit Sokol Çapja, në vitin 2005. Po atë ditë u dhunua edhe babai i tij Nezir Beqiri i cili ndërroi jetë.

Për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit janë akuzuar edhe Etien Cani i cili u ekstradua nga Italia në Shqipëri po në vitin 2020 si dhe Ervis Bardhi. Bardhi është ai ka treguar me detaje vrasjen e ndodhur në vitin 2012 në Elbasan, ndaj babë e birë, Nezir dhe Gentian Beqiri.